• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KY E KA FAJIN QË HUMBËM”/ Basha pushon kameramanin e Berishës, pas fotos së Erla Mëhillit me Jozefina Topallin
Home
Politikë

“KY E KA FAJIN QË HUMBËM”/ Basha pushon kameramanin e Berishës, pas fotos së Erla Mëhillit me Jozefina Topallin

3 July, 2019 k.autor Politikë

Igli Zela, kameramani zyrtar i PD-së, prej gjashtë vitesh dhe ish-kameraman i ish-kryeministrit Sali Berisha në tetë vite, kur ai drejtonte institucionin kryesor në vend, është pushuar nga puna rreth mesditës së djeshme, nga drejtoresha e marrëdhënieve me mediat në PD, Elona Meço.

Nën argumentin dhe justifikikimin se po rikonstruktohen zyrat, Zela është pushuar nga puna menjëherë pasi në media është shpërndarë lajmi i një fotojë të zëdhësesë së Sali Berishës, Erla Mëhilli, me ish-nënkryetaren e kësaj partie Jozefina Topalli, në një nga kafet e Tiranës.

Fotoja e Erla Mëhillit me Jozefina Topallin duket se ka shkaktuar tërmet në PD, pasi kjo dukej si një mesazh i qartë si mbështetje ndaj Jozefina Topallit nga zëdhënësja e Berishës, menjëherë pasi “Zonja e hekurt” e PD-së, e quajtur dikur, një natë më parë kishte shpërthyer në sulme dhe akuza ndaj Lulzim Bashës, pas dështimit elektoral të kreut të PD-së, i cili pas pesë muajsh përplasje, protesta dhe konflikte, kishte dështuar duke i dorëzuar Rilindjes në tavolinë 61 bashki.

Erla Mëhilli, ish-anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, me veprimin e saj ka shprehur qartë gjithçka që ajo mendon si qytetare e lirë.

Por, mesa duket nuk mendojnë më kështu në selinë e Republikës së re. Menjëherë pas fotos një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Erlës, njeriu që për shumë vite kishte qënë në krah të djathtë të saj në çdo takim të ish-kryeministrit Berisha, në atë kohë, dhe në çdo aktivitet zyrtar dhe jo zyrtar, pushohet nga puna.

Edhe një herë, nga ky akt duket qartë se përtej drejtimit zyrtar të Lulzim Bashës në PD, ekziston sekti i paguar nga kunati dhe bashkëshortja që drejtojnë PD-në me korrespondencë, vendosin kush do emërohet, kush do shkarkohet, kush do jetë deputetë apo kryetar bashkie dhe gjithçka tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME TREN NGA DURRËSI NË PRISHTINË/ Haradinaj kërkon ndërtimin e hekurudhës: Do zhvillohet ekonomia
Previous article "LUFTA MES DY FISEVE NË ELBASAN"/ Si u vra kunati i Fadil Memës duke pirë një gotë dhallë në lokal

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT