Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë. Një makinë është përplasur me një motoçikletë tek mbikalimi i Patokut.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, Alerd Gjinaj 23 vjec. Ky i fundit ka qenë dukë dalë nga lokali ku punonte si kuzhinier, teksa është përplasur nga mjeti tip ‘Audi’
Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të aksidentit.
Njoftimi i policise:
Me datë 10.06.2018, rreth orës 19:25, në rrugën e Patokut në Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik ku një mjet tip Audi ka përplasur një çiklomotor, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i çiklomotorrit shtetasi A.Gj. 23 vjeç banues në Fushë – Kuqe.
Grupi hetimor në vendngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po kryejnë veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


