• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVENDI ZGJEDH KËSHILLIN DREJTUES TË RTSH/ Emrat e kandidatëve që fituan dhe sa vota mori secili
Home
Politikë

KUVENDI ZGJEDH KËSHILLIN DREJTUES TË RTSH/ Emrat e kandidatëve që fituan dhe sa vota mori secili

17 March, 2025 s.autor Politikë

Në seancën e fundit parlamentare për këtë legjislaturë, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi 11 anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH. Me 74 vota, Fatjon Hoxhalli zgjidhet kryetar i Këshillit. Ai fitoi votat e shumicës së deputetëve përballë kandidatit Helidon Haliti.

Sa i takon anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH, më të votuarit rezultuan Osman Mula me 84 vota dhe Pano Xhixho me 82 vota, ndërsa Rajmonda Bulku me 78 vota, duke vijuar më tej me Zamira Kita që mori 77 vota dhe Bujar Kapexhiu 72 vota pro.

Votimi për Këshillin Drejtues të RTSH:

-Enio Civici 77 pro, 7 abstenime, 2 kundër

-Pano Xhixho 82 pro, 5 abstenime, 0 kundër

-Alket Braho 55 pro, 26 abstenime, 6 kundër

-Zamira Kita 77 pro, 8 abstenime, 1 kundër

-Lorenc Vangjeli 72 pro, 6 abstenime, 5 kundër

-Bujar Kapexhiu 75 pro, 4 abstenime, 5 kundër

-Osman Mula 84 pro, 1 abstenim, 3 kundër

–Petrit Beci 76 pro, 5 abstenim, 3 kundër

-Rajmonda Bulku 78 pro, 3 abstenim, 7 kundër

-Robert Budina 66 pro, 9 abstenim, 11 kundër

Votimi për kryetarin e Këshillit të RTSH-së:

-Helidon Haliti 57 kundër, 10 pro

-Fatjon Hoxhalli 74 pro, 6 abstenime, 7 kundër

***

Muajin e kaluar, Kuvendi votoi për të shkrirë Këshillin Drejtues ekzistues të RTSH, pas debatit në lidhje me procedurat që ishin ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH ku me shumicë votash u skualifikuan 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim.

Ndërkohë pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit, duke lënë në garë vetëm Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon. Gjatë këtij procesi përzgjedhje që duhej të ishte me votë të fshehtë u zbulua se anëtari Mevlan Shanaj kishte votuar nga Vietnami. Ai kërkoi që të vijonte punën edhe pse ndodhej jashtë vendit.

Komisioni i Medias zhvilloi përgjatë disa ditëve dëgjesa me anëtarët e Këshillit të RTSH ku ata pretenduan se i kishin denoncuar vazhdimisht shkeljet në RTSH, por nuk ishin marrë parasysh. Më pas dhanë dorëheqje dy prej anëtarëve, Gëzim Podgorica dhe Genc Përmeti duke ardhur deri te vendimi drastik i Parlamentit që çoi në shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH, përfshirë edhe kryetarin Leka Bungo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TIKTOK" ENDE HAPUR NË SHQIPËRI/ Rama: Brenda 15 ditësh, askush nuk do mundet ta përdorë më
Previous article FSHEHU PASURINË/ GJKKO dënon me shërbim prove ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj. I konfiskohen...

s.autor

Postime të ngjashme

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton Politikë

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj Breaking News

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt Breaking News

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT