Kryeministri Rama zyrtarisht ka marrë edhe postin e ministrit të Jashtëm. Me 77 vota pro dhe një abstenim, deputetët e mazhorancës miratuan dekretin e Presidentit për shkarkimin e Bushatit dhe me 78 vota pro miratuan emërimin e kryeministrit Rama.
Në nisje të sesionit, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi bëri apeli që opozitë ti bashkohet debatit në Parlament, ndërsa kërkoi vullnet për miratimin e reformës zgjedhore.
Ruçi: Prezenca e opozitës e bën shumë produktive, e bën konfliktuale, por e bën edhe më demokratike. Të miratojmë ndryshimet në kodin zgjedhor. Zgjedhjet të mos pengojnë finishin tonë drejt Evropës. Si ligjvënës ti përgjigjemi aspiratës evropiane të shqiptarëve. Shumica dhe opozita të bashkojnë vullnetin pa kushte.