Kuvendi po zhvillon seancë të posaçme për presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç.
‘Kam nderin që jam sot këtu në Tiranë m rastin e vizitës sime shtetërore.
Ju falenderoj për mikpritjen tuaj të ngrohtë, ne vendin tuaj të mrekullueshëm. Dy vendet tona mike dhe alete ndajnë lidhje kulturore, historike, gjeografike dhe politikë. Miqësia jonë daton shamë larg dhe marrëdhëniet e ngushta u konfirmuan kur ishte mëse e nevojshme gjatë mbrojtjes së luftës për pavarësi në Kroaci. Shqiptarë të shumtë u angazhuan aso kohe dhe për këtë jemi shumë mirënjohës. Minoranca shqiptarë në vendin tonë, janë shumë aktive, janë urë mes nesh, janë shembull i shkëlqyer sesi mund të shërbejë si urë mes dy vendeve një minoritet.
Kroacia dhe Shqipëria kanë forcuar marrëdhëniet e tyre shumë më tepër se kurrë. Jemi më tepër të lidhur edhe prej aleancës në NATO, marrëdhënia jonë është e shkëlqyer. Ky bashkëpunim ndërlidhet në fushë fusha, sidomos ekonomik sepse është rritur me 60% shkëmbimi tregtar. Më gëzon fakti që kemi turistë shqiptarë.’- tha ai


