• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVENDI RRËZON METËN DHE NIS PUNIMET/ Ja 9 vendimet e fundit që pritet të miratohen sot
Home
Politikë

KUVENDI RRËZON METËN DHE NIS PUNIMET/ Ja 9 vendimet e fundit që pritet të miratohen sot

20 December, 2021 s.autor Politikë

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën e fundit për këtë sesion parlamentar duke mbyllur kështu punën për gjysmën e parë të vitit të parë të kësaj legjislature.

Në këtë seancë pritet që maxhoranca socialiste të miratojë 4 ligjet e kthyera nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që kanë lidhje me buxhetin. Konkretisht, deputetët e PS-së do të votojnë pro ligjin e buxhetit të vitit 2022, ligjin e TVSH-së dhe ligjin për taksat kombëtare, të kthyera nga Presidenti Meta pa ndryshimet e kërkuara prej tij. Po ashtu, sot pritet të miratohet edhe vendimi i Këshillit të Ministrave për disa ndryshime dhe shtesa në buxhetin e vitit 2021 dhe ligji për zgjatjen e afatit për përfitimin e statusit “Investim strategjik” deri në 31 dhjetor 2023. Miratimi i tyre në Kuvend mund të konsiderohet thjesht për procedurë para futjes në fuqi, pasi maxhoranca i ka rrëzuar të katër dekretet e Presidentit në komisionet parlamentare. PS do të miratojë me shumicë të thjeshtë edhe ligjin për bashkëqeverisjen, i kthyer nga Presidenti me argumentin se ai cenon parimet kushtetuese. Maxhoranca afroi me dy ditë seancën e fundit për 2021-shin, me qëllim që të përfitojë kohë që pas miratimit në Kuvend të buxhetit, institucionet të kenë kohë për alokimin e fondeve përpara marrjes së pushimeve të festave të fundvitit.

Socialistët janë të vendosur që sot të kalojnë të gjitha ligjet e rendit të ditës, qoftë edhe vetëm me votat e tyre, ndërsa votimi pro pritet pa surpriza, pasi deputetët e kanë dhënë opinionin e tyre në komisionet parlamentare. Gjatë diskutimeve të mbledhjeve të fundit në komisionet parlamentare, kryesisht për buxhetin, deputetët e PS-së kanë kundërshtuar qëndrimin e Presidentit për kthimin e ligjeve në Kuvend. Më i ashpër në qëndrimet e tij ka qenë deputeti Erion Braçe, i cili ka thënë se Presidenti i Shqipërisë ka thyer rekord për këtë gjë. Kritike ndaj qëndrimeve të kreut të shtetit ka qenë edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila në takimin me gazetarët u shpreh se për fat të keq Presidenti e ka kthyer në modë kthimin për rishqyrtim të ligjeve në Kuvend./ panorama
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Akuzat e Enverit: “Kiço Ngjela mban në Tregtinë e Jashtme, katër njerëz me gra sovjetike”
Previous article HOROSKOPI 20 DHJETOR/ Hapni sytë, lajmet e bukura për dashurinë vijnë në 3 ditët e ardhshme...

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT