• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVENDI PËRKUJTON HOLOKAUSTIN/ Kryeparlamentari izraelit: Përjetë mirënjohës popullit shqiptar
Home
Politikë

KUVENDI PËRKUJTON HOLOKAUSTIN/ Kryeparlamentari izraelit: Përjetë mirënjohës popullit shqiptar

26 January, 2023 s.autor Politikë

Parlamenti shqiptar është mbledhur këtë të enjte në një seancë të posaçme për të përkujtuar viktimat e Holokaustit. Me këtë rast, pati një video-mesazh drejtuar deputetëve shqiptarë nga kreu i parlamentit të Izraelit, ose siç njihet ndryshe Kneseti, Amir Ohana.

Ohana falenderoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe deputetët për organizimin e seancës së posaçme duke përkujtuar të kaluarën.

Ohana tha se Izraeli do t’i jetë mirënjohës përjetë popullit shqiptar për guximin përballë regjimit shtypës nazist. Ohana u ndal edhe tek kërcënimi i Iranit dhe u shpreh se Shqipëria e ka përjetuar nga afër sjelljen brutale të Teheranit.

Këto rrethana, sipas tij, bëjnë që të forcohet më shumë bashkëpunimi mes dy vendeve në të gjitha nivelet.

“Shkëlqesia juaj, kryetare e parlamentit, Lindita Nikolla. Të nderuar deputetë të parlamentit, të nderuar miq, zonja dhe zotërinj. Ndërsa shënojmë ditën ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit është një nder i madh për mua si kryetar i knesetit të shtetit të Izraelit, t’ju drejtohem juve dhe popullit shqiptar. Ne në Izrael e njohim dhe e vlerësojmë popullin shqiptar. Në rrethanat më të vështira dhe duke vënë në rrezik jetën e tyre, shqiptarët vepruan për të mbështetur hebrenjtë gjatë holokaustit dhe për të shpëtuar shumë prej tyre nga regjimi shtypës nazist. Numri shqiptar ndër kombe është frymëzues dhe zemërgjerë. Izraeli do t’i jetë përjetë mirënjohës popullit shqiptar për guximin përballë një të keqeje të tillë. Dëshiroj t’ju falenderoj ju deputetë të parlamentit për miratimin me empati dhe pa mëdyshje të kufizimit të IHRA-s për antisemitizmin në tetor 2020. Në shumë mënyra Shqipëria është një pioner dhe një lider i vërtetë në Ballkan kur bëhet fjalë për promovimin e një kujtese të sigurt të Holokaustit dhe luftimin e antisemitizmit. Ne e vlerësojmë thellësisht përkushtimin parimor të vendit tuaj ndaj këtij qëllimi. Sigurisht ka ende shumë punë për t’u bërë. Ne jemi dëshmitarë të një rritje të madhe të anti-semitizmit në mbarë botën dhe në Evropë në veçanti. Hebrenjtë në mbarë botën nuk ndihen të sigurt duke ecur në rrugë të veshur me kipe dhe duke veshur simbole të tjera fetare në publik. Izraeli, si shtëpia e popullit hebre, veçohet vazhdimisht dhe turpshëm në forumet ndërkombëtare. Ky diskriminim nxitet nga stereotipet dhe simbolet e vjetra antisemitike. E gjithë kjo po ndodh ndërkohë që një vend si Irani kërcënon publikisht dhe hapur se do të shkatërrojë Izraelin dhe ndërsa ai marshon drejt marrjes së armëve bërthamore. Këtë vit Shqipërisë iu desh të përjetonte nga afër sjelljen brutale të Iranit. Këto rrethana na kërkojnë të forcojmë bashkëpunimin tonë në të gjitha nivelet. Ne duhet të punojmë së bashku për të promovuar një botë më të sigurt, më të lirë, në mënyrë që tragjedia e patregueshme e Holokaustit të mos përsëritet kurrë më”, tha Ohana.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRKUJTIMI I VIKTIMAVE TË HOLOKAUSTIT/ Spiropali: Shqiptarët nuk dorëzuan asnjë hebre gjatë luftës së dytë botërore, hapim në Vlorë...
Previous article PAMJET/ “Shtëpi bari” dhe arsenal armësh në Shijak, jepet masa e sigurisë për Fredi Krasniqin

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E ÇLIRIMIT/ Begaj: Kemi detyrimin të ruajmë amanetin e dëshmorëve, lirinë e Atdheut Politikë

DITA E ÇLIRIMIT/ Begaj: Kemi detyrimin të ruajmë amanetin e dëshmorëve, lirinë e Atdheut

“NUK KA KRIZË NË NDËRTIM”/ Rama: Pronat në Tiranë kanë fituar vlerë Politikë

“NUK KA KRIZË NË NDËRTIM”/ Rama: Pronat në Tiranë kanë fituar vlerë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT