• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kuvendi përjashton deputetët që hodhën gaz lotsjellës: Do nxirren me forcë nëse…
Home
Rajon

Kuvendi përjashton deputetët që hodhën gaz lotsjellës: Do nxirren me forcë nëse…

21 March, 2018 Ina.Autor Rajon

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur përjashtimin e deputetëve që hodhën gaz lotsjellës në seancë.

U mor vendimi për përjashtimin e deputetëve Xhelal Sfeçla, Fitore Pacolli, Drita Millaku, Salih Zyba e Liburn Aliu.

5 deputetët e përjashtuar akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë seancës për demarkacionin. Nese ata nuk lene sallen e Kuvendit, eshte lajmeruar se do te nderhyje policia per ti nxjerre me force.

Tensionohet situata në Kosovë, sërish gaz lotsjellës në Kuvend. Ja ç’po ndodh

Deputetët e Vetëvendosjes sërish kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, sapo është hedhur në votim amandamenti i projektligjit. Deputetja Fitore Pacolli po kontrollohet nga sigurimi i Kuvendit, ndersa është liruar edhe një herë salla.

Kujtojme se me heret u hodh serish gaz lotsjelles dhe u dyshua se gazi u hodh nga Xhelal Sveçla dhe Fitore Pacolli, të dy deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Reagon Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, reagon më në fund përmes një statusi në Facebook.

Megjithatë, presidenti edhe pse nuk tregoi se ku gjendet, përmes një statusi tha se dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe pamje e tmerrshme për Kosovën në botë.

Thaçi tha se demarkacioni duhet të kalojë sot.

“I ftoj deputetët që të vazhdojnë me punën e tyre, pavarësisht taktikave të rrezikshme të kundërshtarëve të liberalizimit të vizave. Demarkacioni duhet të kaloj sot”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka thënë se kjo është ajo që presin qytetarët e vendit, pa dallim partie apo etnie.

“Votimi i demarkacionit nënkupton lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Mjaft i kemi humbur tre vjet me kauza të rrejshme, që po e mbajnë Kosovën dhe qytetarët të izoluar. Tani është momenti i së vërtetës dhe i veprimit. Vendimi i deputetëve pro ratifikimit të marrëveshjes është vullneti i qytetarëve që duan t’i përqafojnë vlerat evropiane. Mos lejoni që të sfidoheni nga askush, sidomos jo nga ata që duan ta mbajnë Kosovën larg vlerave evropiane dhe të izoluar. HTH”, ka shkruar Thaçi./

Deputetët kanë dalë nga seanca e Kuvendit. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli propozoi një pauzë prej 5 minutave. Kjo praktikë e Vetëvendosjes është bërë edhe në të kaluarën gjatë qeverisjes Mustafa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tani bota është më e mirë/ Doktori u pajtua me Fevzon
Previous article Simona Halep qëndron në krye, Serena renditet në vendin e 495-të

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"BOTA TË MOS HARROJË"/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes Rajon

"BOTA TË MOS HARROJË"/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re Rajon

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë Rajon

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT