• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVENDI NË SANCË PLENARE/ Shqyrtohet zgjedhja e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe dekreti i Metës…
Home
Politikë

KUVENDI NË SANCË PLENARE/ Shqyrtohet zgjedhja e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe dekreti i Metës…

17 December, 2020 s.autor Politikë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ku do të diskutojë disa projektligje të rëndësishme. Kështu, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar””.

Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për një ndryshim në ligjin, “Kodi i Procedurës Penale i Republikëssë Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Sot pritet të shqyrtohet edhe projektligji “Për disa ndryshime në ligjin, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””.

Sot do të shqyrtohet edhe projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për një ndryshim në ligjin “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar””. Në shqyrtim do të merret sot edhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për armët”.

Sot do të diskutohet edhe projektligji “Për regjimin fiskal në sektorin hidrokarbur”. Gjithashtu Kuvendi sot do të diskutojë edhe projektligjin “Regjistri Qendror i Llogarive Bankare”. Sot do të shqyrtohet edhe projektligji “Për ndryshimet klimatike”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për faljen e detyrimeve të ushtarakëve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore, të krijuara si diferencë nga rishqyrtimi i pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi”.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent për huamarrësin, dhe Bashkimit Evropian, si huadhënës, për ndihmën makrofinanciare për Shqipërinë”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Malit të Zi, përfaqësuar nga Zyra e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Europian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal i Zi-Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2019”.

Kuvendi pritet të shqyrtojë në seancën e sotme edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Europiane, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2019”.

Në seancë do të shqyrtohet edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Europian, dhe Komisionit Europian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2019”.

Kuvendi do të shqyrtojë sot edhe Dekretin e Presidentit të Republikës, “Për kthimin e ligjit “Për metrologjinë”. Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe Dekretin e Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit “Për buxhetin e vitit 2021”. Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHENGENI BALLKANIK/ Qeveria miraton vendimin: Serbët mund të vijnë në Shqipëri me kartë identiteti
Previous article "PATA FRIKË..."/ Eva Murati flet për paragjykimet si moderatore sportive (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT