• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVENDI NË KOSOVË/ Osmani përplaset ashpër me deputetin serb, Simiç: Nuk kam kërkuar votën tuaj për t’u bërë…
Home
Rajon

KUVENDI NË KOSOVË/ Osmani përplaset ashpër me deputetin serb, Simiç: Nuk kam kërkuar votën tuaj për t’u bërë…

9 July, 2020 F.autor Rajon

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, nuk kanë munguar përplasjet mes deputetëve por edhe në mes të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani dhe deputetëve të Listës Serbe.

Osmani dhe deputeti Igor Simic janë përplasur ashpër lidhur me zgjedhjen e Osmanit në krye të Kuvendit.

Simic akuzoi Osmanin se ka ndjekur deputetët serbë, korridoreve të Kuvendit për t’i siguruar votat.

E kjo deklaratë e tij nxiti reagimin e kryeparlamentares e cila tha se kjo është një gënjeshtër.

“Dua t’ju përkujtoj zonja kryetare se kur sulmoni në këtë mënyrë deputetët dhe ministrat e Listës Serbe, se në pozitën në të cilën jeni tash keni ardhur duke iu falënderuar veçmas votave të Listës Serbe. Po ua përkujtoj se në korridoret e kësaj ndërtese keni vrapuar që të siguroni dhjetë vota për zgjedhjen tuaj dhe atëherë nuk ishte në pyetje as politika e Listës Serbe dhe as veprimet e saj. Përnjëherë kjo ndryshoi dhe këtë ju mund ta shpjegoni”, tha Simic.

Ai ka mohuar pohimet se zëvendëskryeministri Goran Rakic ka vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës për shpalljen e gjendjes së karantinës në veri, duke vepruar kështu në pajtim me urdhrat e Serbisë dhe presidentit të saj Aleksandar Vuçiç.

Simiç është shprehur kundër projekt-rezolutës së propozuar nga kryetarja Osmani, duke thënë se ajo është e papranueshme dhe shkelet e drejta e deputetëve të Listës Serbe për të vepruar në pajtim me interesat për qytetarët serb.

Pas kësaj reagoi kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani e cila i quajti gënjeshtra pohimet e Simiç se ajo ka kërkuar votën e Listës Serbe për t’u zgjidhur kryetare e Kuvendit.

“Unë kurrë në jetën time nuk e kam ndjekur askënd korridoreve për asnjë votë. Kjo është një gënjeshtër e madhe nga ana juaj. Nëse kur më keni votuar, keni menduar se unë do të përkrah këdo që i bashkohet presidentit Vuçiç në beteja diplomatike e politike, e keni pasur gabim. Të gjithë e dinë se s’keni votuar për mua si person, por për themelimin e institucioneve”, tha Osmani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËNDËRRON PËR TË ARDHMEN/ Juventus do një nga më të mirët e Serisë A, vihet në lëvizje për golashënuesin surprizë
Previous article ÇËSHTJA E "FANTAZISTIT"/ Ozil do të largohet nga Arsenal, përgatitet për transferimin e bujshëm

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT