Në punimet e Kuvendit Kombëtar të PD, pas fjalës së kreut të partisë Lulzim Basha dhe miratimit të ndryshimeve në Statut, e kanë marrë fjalën drejtuesit politikë.
Në sy ra fjalimi i drejtuesit politik te Lezhës, Mark Markut, që shprehu hapur pakenaqesite e tij ndaj Bashës por edhe procesit qe po kalon PD.
Deputeti i zgjedhur kerkoi rithemelim të partisë, ndekrohe qe kundërpergjigja i erdhi shpejt nga Alibeaj që u shpreh se regjimet rrezohen me qendresë.
Një tjeter kritik i Bashës, Agron Shehaj, ndonese e kishte emrin në listë per të folur zgjodhi të mos e bënte pasi dëgjoi fjalimin e kryetarit të PD.
Nga ana tjetër, besnikët e Bashes brenda partisë si Bardhi, Paloka, Vokshi, Duma e Tabaku zgjodhën të mos kritikojnë por të tregojne edhe një herë tjeter hapur mbështjetjen per kryetarin e opozitës që çoi PD në një tjetër humbje.
Sipas tyre, një rithemelim i PD në keto kushte, nuk është i nevojshëm.
Një nga kritikët më të ashpër të Bashës, Bujar Nishani zgjodhi ta bojkotonte këtë Kuvend Kombëtar, ndërsa pati edhe nga ata si Bujar Leskaj që mori persiper humbjen në qarkun të cilin drejtonte.
AlpeNews.al sjell momentet pikante të fjalimeve, disa prej të cilave nuk kanë nevojë per shumë koment.
Mark Marku:
Kemi 30 vite që nuk jemi parti e parë, dhe këtë duhet ta pranojmë. Po nuk e pranuam këtë dhe të mendojmë që ne jemi një nga dy partitë kryesore në vend, atëherë jemi të humbur, kjo është ç’a është. Nuk mundet që Gaz Bardhi të analizojë punën e të gjithëve, të thotë në qarqet që kemi humbur se u bë përpjekje maksimale dhe u përmbushën objektivat maksimale, dhe në qarqet ku kemi fituar si në Lezhë përshembull, të thotë që u bë përpjekje minimale dhe u arritën objektivat minimale. Kur vetë Gaz Bardhi është për t’u gjykuar dhe analizuar për vete. Kjo s’mund të bëhet.
Duhet rithemelimi i vetes dhe Republika e Re. Në 2012 shikoja kur po degradonim dhe shihja që po humbnim, i propozova akt rithemelimi. Sot duhet bërë patjetër. Është një akt që e bëjnë partitë europiane në botë. Është kusht për jetëgjatësinë e saj. Duhet të jemi një alternativë ndryshimi, jo të vijmë në pushtet vetëm që të ndërrojë pushteti dhe ta marrim për vete.
Gazment Bardhi:
Ne demokratët më shumë se kurrë kemi sot detyrën ta shpëtojmë vendin nga kjo katastrofë. Nëse ne dorëzohemi, nuk ka më asnjë shpresë. Projekti ynë, jo vetëm i ka mbijetuar 25 prillit, por është sot më aktual e më i nevojshëm se kurrë.
Tomorr Alizoti:
Ne kemi një sfidë, përgjegjësia i mbete kësaj partie, por jo me fjalime boshe, me fjalime që përngjajnë me Partinë e punës por me njerëz serioz, jo me grupe pragmatiste brenda, thelbi i kësaj partie është të shpëtojë njerëzit që janë në pikë të hallit. Pa dashur të kritikoj koleget, fjalimet e gjata janë tipike te partisë së punës. Ne duhet të jemi të vërtetë, të bëjmë atë që themi.
Albana Vokshi:
Si drejtuese politike më është kërkuar t’i raportoj Kuvendit për analizën e rezultatit zgjedhor, masakrës zgjedhore, për dy degët që unë drejtova në njësinë 9 dhe 11 në Tiranë. Por unë këtë analizë dua ta trajtoj nga një tjetër këndvështrim, pasi dua të ndaj me ju disa gjetje të një analize që unë kam bërë të sistemit tëpatronazhimit në njësitë 9 dhe 11 dhe imapktin e kësaj skeme në rezultatin e votimi.
Enkeled Alibeaj
Ashtu si pakuptuar, ka dhene leksionin me te madh e ndoshta te vetem per kete situate: mjeti i vetem per te perballur regjimin eshte qendresa. Eshte rezistenca. Eshte persistenca, pa u lodhur, deshperuar apo trishtuar. Qendrese duke u mbeshtetur tek morali dhe vlerat themelore te demokracise. E drejta e votes se lire te shqiptareve eshte frymezimi, aspirata dhe synimi i vetem ne kete beteje. Kjo eshte dhe duhet te jete edhe aksioni politik tashme.
Edi Paloka:
Do dëshiroja që shkaku i humbjes të ishte Basha, unë apo kushdo tjetër nga ne, dhe zgjidhja do të ishte më e lehtë. Kjo nuk është kështu kjo nuk është e vërteta. T’a kërkosh fajin tek Basha është, si makinës ti jetë djegur motorri, po ta cosh makinen te gomisti për balancim gomash”.
Bujar Leskaj:
Fajtori kryesor për të mos arritur këtë objektiv jam unë. Njëherazi, në fillim të kësaj analize më lini të falënderoj qytetarët e Qarkut Vlorë, që na mbështetën. Fitimi i 5 mandateve të PD dhe 1 i LSI, do të arrihej. Vetëm përgjysmimi i elektoratit të LSI, bëri që PS të fitonte mandatin e 8-ë. Ndërkohë që PD pavarësisht rritjes së ndjeshme, s’e mori dot mandatin e 5.
Qarku Vlorë, pati pjesëmarrje shumë të ulët, çka do të analizohet më tej. PD hyri në fushatë në pozita të pafavorshme. Drejtuesi politik erdhi në mes të muajit nëntor. Afrimi i intelektualeve të të gjitha fushave dhe shtresave kishte risi të madhe.
AlpeNews.al



