• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVENDI I PD/ Basha: Sot mblidhemi nën hijen e një qeverie e cila e ka shkatërruar ekonominë
Home
Shqipëri

KUVENDI I PD/ Basha: Sot mblidhemi nën hijen e një qeverie e cila e ka shkatërruar ekonominë

29 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Partia Demokratike ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar për të miratuar statutin e ri të kësaj force politike.

Më shumë se 7500 anëtarë janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve ku pas fjalimeve të rastit do të votohet statuti i ri.

Ne fjalen e tij kreu i demokrateve, Lulzim Basha u shpreh: Sot në këtë sallë, dhe si në cdo vend tjetër anembanë Shqipërisë, mblidhemi në një orë kritike për të sotmen dhe të nesërmen e vendit tonë.
Dhe le t’i themi gjërat troç. Të gjithë e dimë se punët shkojnë keq, se shoqëria është e shpartalluar, se ekonomia është katastrofë dhe se politika i ka zhgënjyer njerëzit.
Shqipëria nuk do t’i harrojë lehtë këto vite. Ajo nuk do ta harrojë se shpëtimi i saj nuk është thjesht punë partie.
Shpëtimi i saj është shqetësimi dhe detyra për të gjithë ne këtu.

Ne sot mblidhemi nën hijen e një qeverie e cila e ka shkatërruar ekonominë, ka shkatërruar sistemin tonë arsimor, ka zhdukur konkurrencën e lirë, ka vjedhur taksat dhe paratë publike, ka rrënuar shëndetësinë, ka plackitur qytetarin për të pasuruar oligarkun, ka demoralizuar brezin e ri, ka mbushur vendin me drogë, ka futur kriminelët në zyrat e shtetit, ka shkretuar Shqipërinë duke detyruar qindra e mijëra familje shqiptare të marrin rrugën e mërgimit.
Kjo qeveri ka kaluar pushtetin në duart e bandave dhe të oligarkëve, ka braktisur njerëzit, ka kthyer vendin përmbys me reformën territoriale e cila vetëm qytetatëve nuk ju shërbën.
Ne sot kemi një qeveri që ngriti sistemin më të sofistikuar të shitblerjes së votës, një qeveri që vuri kriminelët në krye të shtabeve elektorale.
Por ne nuk duhet të biem në rehati nga justifikimet. Ne duhet të gjejmë guximin dhe ta pranojmë: PO, ata kanë dështuar – por edhe ne nuk ja dolëm.

Ne nuk ja dolëm ta kurorëzonim me sukses betejën tonë historike për ti dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ja dolëm të ndanim njëherë e mirë politikën nga krimi, nuk ja dolëm që trafikantët e drogës dhe bosët e tyre politikë ti conim para drejtësisë.
Por në këtë Kuvend të madh kombëtar, duke lënë pas humbjen dhe zhgënjimin, le ta shikojmë sot njëri-tjetrin në sy dhe të themi njëzëri: KURRË MË!!

Ja ku jemi bashkë me mijëra demokratë, të gatshëm për te nisur nje tjeter rrugetim te madh dhe te sukseshem per Partine Demokratike dhe për Shqipërinë europiane.

Plot besim tek vetja, por mbi të gjitha plot besim tek vlerat dhe tek vizioni që ne ndajmë me njëri tjetrin.

Sot e gjithë Shqipëria pret nga ne.

Është një pritje e thellë në kufijtë e dëshpërimit.

Sepse këto nuk janë kohë të mira për Shqipërinë

Unë kam udhetuar këtë periudhë në çdo cep të Shqipërisë:

Kudo kam parë pasigurinë e nënave për buken e femijeve

Kam parë frikën e të rinjve për të adhmen

Kam parë dëshpërimin e baballarëve që nuk gjejnë punë

I kam parë shqiptarët të braktisur dhe të vetëm përballë fatkeqësive të natyrës

I kam parë të rropaten për të mbajtur frymën gjallë

Por i kam parë edhe me mosbesimin e tyre ndaj politikës

Me mosbesimin e tyre edhe ndaj nesh

Sepse nuk e dinë se çfarë ne mendojmë

Ose sepse propaganda i ka bërë të besojnë të pavërtetat për ne
Ndaj njerëzit shohin tek Partia Demorkatike me shpresë por edhe me hije dyshime.

Mbi të gjitha njerëzit këkojnë nga ne përgjigje: Çfarë besojmë ne? Cili është vizioni ynë? Çfarë do të bëjmë ne? Pse duhet të na mbështesin?

Ndaj sot ne duhet të flasim hapur dhe drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin, me demokratët dhe me gjithë shqiptarët.

Une qendroj sot para jush thellesisht mirënjohes, për mbështetjen tuaj. Kjo mbështetje ma ka bërë edhe më të madhe keqardhjen që nuk ia dolëm të ishim sot ne partia që drejton vendin.

Unë kam bërë gabimet e mia, për të cilat kam pranuar përgjegjësinë time.

Nuk dua ta zbeh këtë përgjegjësi, por çdo gjë që kam bërë e kam bërë me qëllimin për t’i shërbyer njerëzve, i bindur për problemet dhe rreziqet që u kanoseshin atyre dhe vendit.

Jam i vetëdijshëm për gabimet e mija, të diktuara nga rrethanat, koha dhe gjendja në të cilën ndodheshim. Kam diskutuar për to me mijëra demokratë gjatë muajve të fundit—kam dëgjuar mendimet e tyre, kam pranuar kritikat e tyre, kam gjetur mirëkuptimin dhe kam marrë mbështetjen e tyre.

Përvoja është një mësuese e dashur, thoshte Benxhamin Frenklin. Unë kam besimin se së bashku me ju, duke mësuar nga gabimet, do ta fuqizojmë partinë tonë dhe ta bëjmë atë fituese. Partia Demokratike është shpresa e vetme për shqiptarët në këto kohë të vështira për vendin.

Por gjatë muajve të fundit ka patur edhe akuza e sulme personale. Kam zgjedhur të mos u përgjigjem këtyre sulmeve, sepse si kryetar partie më takon mua të parit të të jem më i duruar dhe më i matur, dhe të mos i përgjjigjem inatit dhe luftës personale me inat dhe luftë nga karrikja e kryetarit.”
Une sot dua serish nga ky kuvend te madh dua ti shtrij doren gjithsecilit qe deshiron te kontriboje dhe te bashkohet me ne per ti kthyer ketij vendi shpresen dhe besimin tek e nesërmja. Dora ime do te mbetet e shtrire jo per pazare as per te bere fotografi por qe se bashku te ndertojme rrugen tone drejt suksesit, I bindur se është më e lehtë për të ndërtuar ura sa sa për të gërmuar hendeqe.

Politika është më e rrezikshme se lufta, thoshte Çurçill, sepse në luftë vritesh vetëm njëherë” por kjo s’me ka trembur as stepur, sepse kurrë nuk e kam parë dhe as nuk do ta shoh politiken dhe as detyren e kryetarit si nje karrike privilegji.
Une i kam hyre politikës, dhe jam sot ketu para jush, me vullnetin dhe deshiren e madhe për ti shërbyer vendit dhe njerëzve – dhe i lutem Zotit te me udheheqe ne rrugen e drejte, per te bere me te miren per vendin dhe popullin tim dhe per partine tone, Partine Demokratike te Shqipërise.
Sikundër e di se të gjithë ne jemi me këtu së bashku në këtë parti sepse besojmë tek aspirata jonë, ta bëjme Shqipërinë si gjithë Europa!

Ne vijmë këtu me vetëdijen krenare se Partia Demokratike ka vulën e saj në arritjet më të mëdha të këtij vendi,nga anëtarsimi ne NATO, heqja e vizave dhe lëvizja e lirë, tek ndërtimi i infrasruktures dhe zhvillimi ekonomik.
Por jemi po kështu këtu më të ndërgjegjshëm se kurrë për barrën e rëndë që e sotmja dhe e nesërmja ka ngarkuar mbi shpatullat tona.

Qeverisja e Edi Ramës në këto 5 vite, ka merituar epitetet më të tmerrshme që i janë bërë ndonjëherë qeverive në pluralizëm. Ajo është kriminale. Eshtë qeveri hajdute. Mashtruese. Eshtë qeveri e një grushti njerëzish. Eshtë anti-popullore. Eshtë një kastë që shërben vetëm interesat e saj. Uzurpuese e cdo pushteti, sunduese. Qeveri që nuk dëgjon. Që i ka braktisur njerëzit.

Shqipëria sot jeton nën një regjim, i cili është ngritur mbi shpërfilljen e plotë dhe dhunimin e çdo lloj parimi të shtetit ligjor.

Arbitrariteti dhe dekreti personal kanë zëvendësuar ligjin.

Qeverisja është thjesht zbatimi i dëshirave dhe kapriçove personale të një individi.

Ligji në vend t’i kufizojë këto kapriçio dhe këtë arbiraritet i mundëson ato.

Nëse ligji nuk i pëlqen, Edi Rama e shpërfill.

Nëse Kushtetuta nuk e lejon, ai e dhunon.

Nëse ligji e ndalon, Rama bën tjetër ligj që e lejon.

Lakejtë e tij në Kuvend e kanë kthyer parlamentin në zyrë noteriale personale të Edi Ramës.

Sot në Shqipëri plaçkitet me ligj.

Sot në Shqipëri trafikohet me ligj.

Sot në Shqipëri shkatërrohet me ligj.

Këtë realitet Edi Rama nuk arrin ta fshehë më me bojën e skaduar të propogandës.
Transparancy International e ka renditur Shqipërinë si një nga vendet më të korruptuara të botës, duke e ulur renditjen e saj në vendin e 91, baraz me Suazilandin.
Banka Botërore deklaron se rreth 1 milion shqiptarë mbijetojnë me rreth 5 dollarë në ditë, dhe se vetëm si pasojë e taksave, popullsia shqiptare që jeton me më pak se 4 dollarë në ditë, është rritur nga 22.6 për qind në 29.1 për qind. Kjo do të thotë se taksat e Edi Ramës vetëm rrisin varfërinë dhe pabarazinë dhe pasurojnë vetëm një grusht njerëzish.

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi hapur se PPP-te e qeverisë përbëjnë një rrezik thelbësor sepse ato janë të njëjta me huamarrjen dhe se qeveria duhet ta pezullojë dhënien e koncesioneve!

OKB konfirmoi thellimin e mëtejshëm të varfërisë sepse gjysma e familjeve që i përkisnin klasës së mesme në kategorinë e konsumit në 2008, kaluan në grupin e familjeve në nevojë dhe në varfëri në vitin 2016.

Freedom House raportoi se Shqipëria rrezikon rënien në autoritarizëm, ku një njeri i vetëm kontrollon të gjitha pushtetet duke kapur së fundi edhe Prokurinë dhe SHISH.

Interpol deklaron se tashmë Shqipëria është porta kryesore e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë.

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi në raportin e tij të fundit se gjatë vitit 2017, korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes në Shqipëri.

Studimet e financuara nga Bashkimi Europian dhe qeveri europiane për Ballkanin Perëndimor arritën në përfundimin se Shqipëria ka numrin më të lartë të votuesve që u është ofruar blerja e votes, ku 20% -30% e votuesve pranuan shitblerjen e votës

Ndërkohë ne shqiptarët e shohim sesi varfëria po bën kërdinë: 30 përqind e shqiptarëve sot jetojnë me më pak se 4 dollarë në ditë. Një bukë, 100 gramë djathë dhe dy domate.

Mbi 180.000 mijë shqiptarë jetojnë edhe me më pak, me 3 dollarë në ditë.

E prapë, qeveria hoqi 30 mijë familje nga skema e ndihmës ekonomike.

Gati gjysma e popullsisë nuk siguronte dot ngrohjen ne dimër, e prapë Edi Rama po rrit taksat si ajo e shtëpisë.
Tani ai ka hedhur një sy edhe nga puset. Kudo ku hedh sytë, ai sheh vetëm mundësi për plackitje, për zhvatje. 50 biznese mbyllen cdo ditë, por qeveria ka vendosur të fusë biznesin e vogël në skemën e TVSH, cka do shtojë zhurmën e rëndë të uljes së qepenave në përmasa të frikshme.
1 në cdo 3 të rinj shqiptarë sot është i papunë. 70 përqind e të rinjve duan të largohen nga vendi.
Konsumi ka rënë në nivelet më të ulëta historike.

Të gjitha këto janë frytet e një vendi ku nuk ka barazi para ligjit.

Sepse në Shqipëri Edi Rama ka instaluar një qeveri private ku vendos vetëm ai.

Mjaftojnë tre faktë për ta dëshmuar këtë:

Kuksianët janë në burg.

Dritan Zagani është në mërgim.

Saimir Tahiri është në parlament.

Kuksianët që ngritën zërin kundër dhunës së qeverisë për mbijetesën e fëmijëve të tyre

u rrëmbyen natën nga shtëpitë e tyre dhe sot 4 prej tyre akoma mbahen në burg si kriminelë të rrezikshëm

Dritan Zagani që mbrojti shtetin dhe popullin e tij, që u përball me krimin, që ngriti zërin kundër një qeverie që tradhtoi interesat e popullit të saj u rrëmbye natën vonë nga shtëpia e tij

u mbajt në burg dhe sot është i mërguar, i përndjekur nga qeveria që duhet ta mbronte

Kurse Saimir Tahiri, dora e djathtë e Edi Ramës dhe dora mbrojtëse e trafikut të drogës dhe e krimit,

i cili e ktheu policinë në organizatë kriminale, sot ka lirinë dhe privilegjet e deputetit.

Sepse në këtë regjim edhe drejtësia është Edi Rama.

Është ai që vendos se çfarë është provë dhe çfarë nuk është provë.

Është ai që vendos se kush duhet të arrestohet dhe kush jo.

Është ai që vendos se kush duhet të dënohet dhe kush jo.

Nuk është kuvendi, nuk është qeveria, nuk janë institucionet shtetërore

që bëjnë politika dhe vendosin politikat e vendit.

Është Edi Rama me një grusht klientësh, dhe në ortakëri me krimin.

Sot në Shqipëri nuk ka më procese institucionale

Nuk ka më proces politike.

Vendimet më të rëndësishme të vendit për politikën, për ekonominë, për të ardhmen e vendit, merren në dreka dhe darka private, në lokale luksoze mes alkolit dhe argëtimit të mbrapshtë.

Në këto darka vidhet dhe dhunohet Shqipëria. Vritet e ardhmja e shqiptarëve. Në këto darka një grusht kanibalësh politikë dhe ekonomike ushqehen me pasuritë e Shqipërisë. Në këto darka dhunohet liria dhe dinjiteti i njerëzve.

Vritet konkurenca e lirë. Caktohet kush janë fituesit dhe kush janë humbësit.  Humbësit janë përherë shqiptarët e thjeshtë dhe e ardhmja e tyre. Dhe fituesit janë përherë Rama dhe një grusht njerëzish. Këta vjedhin dhe plackisin pasuritë pubike sikur ato të ishin pa zot.
Këta e kthyen Shqipërinë në prodhuesin më të madh të hashashit në Europë dhe në qendrën Europiane për trafikun e kokainës.
Këta veshën krimin me pushtet dhe pushtetin me krim.
Kjo bandë ka punuar ditë për ditë për të zhdukur median e lirë, për të zhdukur tregun e lirë, për të zhdukur konkurencën duke luftuar kështu edhe opozitën.
Me këta në pushtet, janë mbyllur 82 mijë biznese
Me këta në pushtet, mbi 350 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin, 150 mijë prej tyre kanë kërkuar azil. 200 mijë tët tjerë kanë aplikuar për llotarinë amerikane.
Me këta në pushtet, pensionistët nuk janë kompensuar as për inflacionin
Me këta në pushtet mijëra të rinj mbeten jashtë universiteteve për shkak të tarifave të rritura
Me këta në pushtet, dhjetëra trafikantë dhe përdhunues janë bërë kryetarë bashkish dhe deputetë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish zyrtari i PPE: PD në Qeveri do negociojë 33 kapitujt e anëtarësimit në BE
Previous article Rikonstruktohen disa rrugë te “Komuna e Parisit”, si është transformuar lagjia (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT