• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVENDI I HOQI IMUNITETIN/ Çfarë ndodh tani me Arben Ahmetajn
Home
Politikë

KUVENDI I HOQI IMUNITETIN/ Çfarë ndodh tani me Arben Ahmetajn

14 July, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

117 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë votuan pro heqjes së imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj. Por çfarë do të thotë kjo? Siç raporton gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri, ai nuk ka më imunitetin që gëzon nga ky post, por vijon të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Ahmetaj mund të qëndrojë deputet deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga gjykata dhe siç raporton gazetarja deri më tani nga ai nuk ka ndonjë sinjal për dorëheqje.

“Arben Ahmetaj vijon të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë pavarësisht se tashmë nuk e ka imunitetin që gëzon nga ky post për shkak të votimit që u bë. Gjithsesi deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë pas gjithë hetimeve që bëhen për të ai do të vijojë të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe nuk kemi parë asnjë sinjal dorëheqje nga mandati i deputeti qoftë edhe nga reagimi që kemi parë mëngjesin e ditës së sotme nga Arben Ahmetaj, i cili ka sqaruar pozicionin e tij në një reagim të gjatë në rrjetet sociale. Ajo çfarë lë të kuptohet është që ky sqarim do të vijohet për sa kohë Ahmetaj e ka paralajmëruar në fund të postimit të tij”,raportoi Omeri.

Me votimin e sotëm, Kuvendi miratoi kërkesën e SPAK që kërkonte autorizim për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt.

Proceduralisht, Kuvendi fillimisht duhet t’i nisë shkresën Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci, më pas prokuroria merr masën e sigurisë në Gjykatën e Posaçme. Pas kësaj organi i akuzës i nis shkresën policisë e cila duhet të ekzekutojë vendimin e gjykatës.

Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Ai ka reaguar në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme ku është shprehur se nuk është në arrati dhe se do të dalë kur “e vërteta të marrë rrugë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSI NJË PERSON NË SHQIPËRI/ Merr fund arratia e 29-vjeçarit në Britaninë e Madhe
Previous article E PËSON KEQ/ Kultivoi 5700 bimë narkotike dhe dhunoi një shtetas, kapet 42 vjeçari në Lezhë

s.autor

Postime të ngjashme

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor... Aktualitet

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor...

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT