• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUVENDI DHA “DRITËN JESHILE”/ Ja ndryshimet e reja të Kodit Rrugor që duhet t’i dijë çdo shofer
Home
Breaking News

KUVENDI DHA “DRITËN JESHILE”/ Ja ndryshimet e reja të Kodit Rrugor që duhet t’i dijë çdo shofer

17 March, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kuvendi i Shqipërisë votoi dje me shumicë votash ndryshimet e reja të Kodit Rrugor, të kaluara me votat e mazhorancës dhe opozitës, pasi një pjesë e tyre ishin propozuar dhe nga Partia Demokratike.

Bie në sy një natyrë pozitive e tyre, për uljen e masës së gjobave, heqjen e policëve nga rruga dhe disa ndryshime për lejen e drejtimit (patentën). Më poshtë, disa prej ndryshime të miratuara dje në Kuvend:

  • Shpejtësia maksimale e qarkullimit ne autostrada te jete jo me shume se 130 km/ore sipas standardeve europiane.
  • Pezullimi i lejedrejtimit, në rastet kur kundërvajtësi jep pëlqimin, konvertohet me pagesën e një shume që është sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur.
  • Për të gjithë qytetarët shqiptarë me banim jashtë shtetit ose të huajve që kalojnë nëpër Shqipëri u lëshohet një leje qarkullimi me një kohëzgjatje maksimale 30-ditore nga 15 dite që është aktualisht.
  • Heqja e shërbimeve postblloqeve në të gjitha akset kombëtare.
  • Nëse paguhet brenda 15 ditëve, vlera e gjobës do të paguhet me 50% ulje.
  • Është kërkuar që 50% e parkimeve të jetë pa pagesë
  • Mbajtësit e lejeve të drejtimit të kategorisë B, në 2 vitet e para të lëshimit, nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifik, referuar masës bosh të mjetit, më të madhe se 55KW/ton! Për makinat hibrike elektrike ose plug-in, kufiri specifik i fuqisë është 65 ton KW/ton, duke përfshirë peshën e baterisë.
  • Qytetarëve të cilëve iu është anuluar leja e drejtimit shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit, mund të rimarrin lejen e drejtimit shqiptare pa testim, drejtpërdrejtë dhe nëse leja e drejtimit e huaj ka skaduar, pasi e dorëzojë atë dhe heqin dorë vullnetarisht prej saj.

Gjithashtu, janë parashikuar dhe disa ndryshime të tjera për lejet e drejtimit, afati për rinovimin e tyre dhe konvertimi për përdorim jashtë vendit, si zgjatjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit për instruktorët e Autoshkollave.

Rinovimi i lejedrejtimit të kategorive: AM,A1, A2, A, B1, B dhe BE

Ishte

  • Çdo 10 vite deri 50 vjeç
  • Çdo 5 vite, mbi 50 vjeç
  • Çdo 3 vite mbi 70 vjeç

Bëhet

  • Çdo 15 vite deri 70 vjeç
  • Mbi 70 vjeç konfirmimi i vlefshmërisë bëhet pas dorëzimit të certifikatës mjekësore

Rinovimi i lejedrejtimit të kategorive: C1, C1E, C, CE

Ishte

  • Çdo 5 vite deri në 65 vjeç
  • Çdo 2 vite, mbi 65-vjeç

Bëhet

  • Çdo 5 vite, deri 70-vjeç (për personat mbi 65-vjeç vetëm për mjetet deri në 20 ton)

Rinovimi i lejedrejtimit të kategorive: D1, D1E, D dhe DE

Ishte

  • Çdo 5 vite deri në 65 vjeç
  • Çdo 3 vite mbi 65-vjeç

Bëhet

  • Çdo 5 vite deri në 70-vjeç, për personat mbi 65 vjeç lëshohet vetëm, për drejtimin e mjeteve të kategorisë B dhe BE për taksi dhe transport udhëtarësh me mjet 8+1
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLANET/ Media gjermane: BE mund të dërgojë një milion predha në Ukrainë
Previous article SHORTI I CHAMPIONS/ Derbi italian, një tjetër angleze për Real Madrid. Guardiola gjen ish-skuadrën e tij

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT