Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend tha se nëse shteti do të funksiononte në shërbim të qytetarëve atëherë do të kishte një ulje të çmimeve. Ai theksoi se mbi 51% e shqiptarëve janë në kufijtë e varfërisë.
Basha reagoi me kritika ndaj kryeministri Edi Rama duke e akuzuar atë se vetë ai ka përdorur një fjalor aspak të përshtatshëm.
Kryedemokrati Basha theksoi se ishte kryeministri Rama ai që ka futur në Kuvend njerëz të krimit që sipas tij i ka mbajtur në krah, nga Tirana në Dhërmi, në dreka dhe darka.
“Ta harrojnë këtë kapitull të shëmtuar se çfarë fjalori halabak ka përdorur njeriu që ka qenë në krye. E mësove nga kriminelët që more në krah për të ecur në politikë. Fakt është që i ke mbajtur në krah, nga Tirana në Dhërmi në drek dhe darka…Në disa raste nuk ke pyetur fare i ke sjellë këtu në këtë sallë. “Nuk e ul dot veten ti”, kjo shprehje e jotja ka një kuptim, s’ke ku te ulesh më poshtë, je në rrethin e nëntë të banaliteti njerëzor. Të paktën njëherë në jetën tënde me sinqeritet të kërkosh ndjesë për mëkatet e tua të pafundme si njëri në radhë të parë. Ke vazhduar dhe vazhdon tu nxish jetën shqiptarëve. 24 orë pasa seancës së Kuvendit dy deputetë që mungojnë sot paraqiten një numër amendamentesh që lejuan masivisht lojërat e fatit në Shqipëri. Amendament e ulën tatimin dhe kriterin e përcaktuar të distancës. Ja morën lojërat e fatit një grupi njerëzish dhe ia dhanë një grupi tjetër. E dinë të gjithë që ky ishte një operacion për kapjen e industrisë së lojërave të fatit. Gjyqtarja e larguar nga Vettingu paska dënuar përfaqësuesin e PD se paska shpifur kundër zotrote…
Tani theksoj që qëllimi yt kryesor është të heqësh vëmendjen nga tmerri që i pret familjet shqiptare pasi të miratohet lëtyra e paketimit të vjedhjes, borxhit më të madh të një qeverie. Derrat e kënaqur shiko si qeshin, për të përdorur një tjetër metaforë tani. Thonë që një tjetër faturë 115 milionë euro po afron për një tjetër media…113 milionë euro të tjera për klubin e oligarkëve dhe 51 milionë euro për shpenzime qeveritare, për Nusretin dhe çarterat”, tha më tej ai.


