• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Tabaku: Fitorja e tretë e Profesionistëve të Lirë ndaj pandershmërisë së Qeverisë! Akti Normativ rikthen paratë…
Home
Politikë

KUVEND/ Tabaku: Fitorja e tretë e Profesionistëve të Lirë ndaj pandershmërisë së Qeverisë! Akti Normativ rikthen paratë…

19 December, 2024 s.autor Politikë

Në Kuvendin e Shqipërisë u diskutua Akti Normativ për rikthimin e parave të marra për Profesionet e Lira. Deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila qe deputetja që u angazhua në betejën në Gjykatë Kushtetuese për të rrëzuar këtë propozim ligjor, deklaroi se kjo ditë simbolizon triumfin e ndershmërisë dhe drejtësisë.

Kuvendi miratoi Aktin Normativ që rikthen paratë e marra padrejtësisht nga mbi 6,000 profesionistë të lirë. Sipas deputetes së PD kjo konsiderohet si fitorja e tretë e shtresës së mesme dhe profesionistëve të ndershëm kundër një sistemi të pandershëm fiskal të qeverisë socialiste.

“Kjo është fitorja e tretë për profesionistët e lirë! Një fitore për shtresën e mesme dhe për të gjithë ata që nuk pranuan të përkulen përballë arrogancës së qeverisë. Ky akt është një rikthim i hakës tek i zoti, një dëshmi se e drejta mund të triumfojë, edhe kur përballë ka një sistem që ka ndërtuar pandershmërinë si parim qeverisjeje”, deklaroi Tabaku.

Ajo kritikoi ashpër mazhorancën socialiste për arrogancën dhe metodat kërcënuese ndaj profesionistëve të lirë, që përfshinë emaile dhe presione të hapura për të detyruar individët të pranonin një taksë të cilësuar tashmë si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Për Tabakun, sjellja e qeverisë reflektonte jo vetëm një filozofi të pandershme fiskale, por edhe një përpjekje për të normalizuar abuzimin institucional.

” Ky sistem i padrejtë ka rënduar për 11 vite mbi shpatullat e punëtorëve, pedagogëve, inxhinierëve dhe arkitektëve – ata që janë shtylla kurrizore e ekonomisë sonë. Ndërkohë, i njëjti sistem ka mbajtur me privilegje monopolet dhe oligopolet që e trajtojnë buxhetin publik si arkë personale kursimi, ” vijoi Tabaku.

Deputetja vlerësoi se rikthimi i këtyre parave është një moment drejtësie për profesionistët e lirë dhe shtresën e mesme, por shtoi se qeveria duhet të kërkojë falje për dëmin e shkaktuar. Ajo nënvizoi se kjo fitore është një shembull për të gjithë ata që luftojnë për të drejtën e tyre.

“Sot votojmë për respektin ndaj njerëzve të punës, ndaj profesionistëve që e mbajnë këtë vend gjallë! Kjo është një fitore e drejtësisë, një fitore e ekonomisë sonë dhe e shtresës së mesme!”, përfundoi Tabaku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË VLORË/ Kush është i plagosuri i pafajshëm i ngjarjes, shiste në tregun e fruta-perimeve... (EMRI)
Previous article ARRESTOHEN 2 POLICË/ Njëri u denoncua nga ish-bashkëshortja, theu urdhrin e mbrojtjes dhe i vodhi valixhen me 5 milion lekë

s.autor

Postime të ngjashme

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm Politikë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT