• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare
Home
Politikë

KUVEND/ Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

19 February, 2026 s.autor Politikë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, prezantoi projektligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, duke theksuar se ai përfaqëson një hap politik dhe institucional për përshtatjen e diplomacisë shqiptare me sfidat e reja globale.

Spiropali u ndal te zhvillimet ndërkombëtare, ku tha se shtetet sot nuk gjykohen më vetëm nga madhësia, por nga qartësia e orientimit të tyre strategjik.

Ajo nënvizoi se Shqipëria ka zgjedhur qartë rrugën e saj dhe sot është një vend që formëson vendime në tryezat ndërkombëtare.

“Lufta është rikthyer në kontinentin evropian. Tensionet në Lindjen e Mesme forcojnë rivalitetin global dhe kjo po e bën rendin global më të paqëndrueshëm. Shtetet nuk gjykohen më vetëm nga madhësia e tyre, por edhe nga qartësia e orientimit të tyre. Shqipëria ka zgjedhur rrugën e saj: anëtarësimin në BE, përforcimin e rolit të NATO-s dhe një rol aktiv për stabilitetin në rajon. Nga një vend që kërkonte vetëm hapjen e dyerve, sot është pjesë e tryezave ku merren vendime. Shqipëria nuk pret më vendime nga të tjerët, por i formëson ato. Shqipëria nuk është më një vend që pret në korridoret e diplomacisë ndërkombëtare, por është një vend që flet dhe propozon. Nga një vend që shihej si problem, sot jemi një vend që kërkohet si partner në çdo tryezë; kjo është diferenca mes asaj ku ishim dhe ku jemi”, tha Spiropali.

Duke folur për diplomacinë shqiptare, Spiropali vlerësoi kontributin e diplomatëve, por pranoi se sistemi mban ende reflektime të së shkuarës dhe hezitime ndaj kuadrove të rinj. Sipas saj, projektligji i ri synon të krijojë një shërbim të jashtëm më profesional, transparent dhe të përgjegjshëm.

“Diplomacia shqiptare ka diplomatë të shkëlqyer, por mban ende reflektime të së shkuarës, nepotizmin, hezitim ndaj kuadrove të rinj, dhe ky projektligj nuk është një dokument teknik, por një hap politik dhe institucional për ta përshtatur politikën e jashtme me kohën që jetojmë. Diplomati shqiptar duhet të jetë profesionist dhe i përgjegjshëm për peshën e tij. Kemi pasur raste kur përfaqësues të shtetit shqiptar nuk kanë qenë në lartësinë e duhur. Një shtet që nuk mbron figurat e tij dhe një shërbim i jashtëm që nuk është i ndërgjegjshëm për peshën e misionit të tij, nuk mbron dot as veten”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AXHENDA/ Kryeministri Edi Rama do të flasë në Bordin e Paqes, rrugës për takimin me Donald Trump
Previous article BASHKË PËR MUZIKËN DHE RRËNJËT/ Rita Ora promovon këngën e re të Bebe Rexhës në shqip

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA PËR AVOKATIN E POPULLIT/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush Breaking News

PËRPLASJA PËR AVOKATIN E POPULLIT/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

TENSIONE NË KUVEND/ Opozita nuk lëshon foltoren dhe shkëmben replika me Peleshin. Ndërpritet seanca Politikë

TENSIONE NË KUVEND/ Opozita nuk lëshon foltoren dhe shkëmben replika me Peleshin. Ndërpritet seanca

KUVEND/ Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, po vijon axhendën për shpopullimin e vendit Politikë

KUVEND/ Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, po vijon axhendën për shpopullimin e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT