• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Rudina Hajdari: KËTO janë amendimet e grupit demokrat për sistemin zgjedhor
Home
Politikë

KUVEND/ Rudina Hajdari: KËTO janë amendimet e grupit demokrat për sistemin zgjedhor

25 April, 2019 F.autor Politikë

Rudina Hajdari, kryetare e grupit të ri parlamentar demokrat, tha sot në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë se do të grupi i saj do të nisë punën për të pasur gati në javët në vijim një plan për reformimin e sistemit zgjedhor. Ajo foli për nevojën e një diskutimi publik në lidhje me këto ndryshime, të cilat do të reflektohet në Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

Dje mazhoranca mori vendimin që ky komision që deri dje kishte në tryezë ish-opozitën parlamentare, PD-në dhe LSI-në të dalë tashmë jashtë Kuvendit, të përfshijë tashmë opozitën e re.

Rudina Hajdari paraqiti disa nga ndryshimet kryesore që grupi i saj parlamentar do të parashtrojë në këtë komision, mandati i të cilit është 6 muaj.

“Futjen e ndryshimit të sistemit, arritje shumë e madhe për opozitën dhe vendin. Ju garantoj se gjatë mandatit të këtij komisioni do bëjmë të pamundurën t’i arrijmë objektivat që kemi rënë dakord edhe me grupin e mazhorancës. Përtej adresimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, kemi detyrë të garantojmë proces të rregullt zgjedhor, për të eliminuar shit-blerjen e votës, përdorimin e fondeve publike, dhe masa për mbrojtjen e listave zgjedhore dhe çdo tentativë manipulimi. Do bëjmë të pamundurën si grup parlamentar i ri të zgjidhim këto çështje. Kemi 30 vjet që kontestojmë zgjedhjet, ne duhet t’i garantojmë qytetarëve zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk është objekt i pamundur, çdo gjë është e mundur nëse kemi vullnetin e duhur, ne do t’ja dalim. Do bëjmë të pamundurën të hapen diskutimet publike për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Do hartojmë planet në javët në vijim”, tha Hajdari.

Ky komision nga 18 anëtarë që ka pasur në të shkuarën, do të ketë 10 anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita e re.

Anëtarët e PS-së do të jenë Gjiknuri, Gjylameti, Fino, Ferhati dhe Hyseni e ndërsa nga opozita e re do jenë Muslim Murrizi, Nimet Musai, Ralf Gjoni dhe Andi Përmeti. Ky i fundit themelues i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, i cili këtë të enjte u betua si deputet.

Bashkëkryetar do të jetë Damian Gjiknuri nga PS dhe Korab Lita nga PD.  Afati i fundit është deri në datë 28 nëntor, përfshirë dhe ndryshimin e sistemit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËNGA E RE PO BËN NAMIN/ Ky moderator e frymëzoi Feron për ta shkruar (FOTO)
Previous article PIRAMIDA SI QENDËR INOVACIONI/ Rama: Projekti kushton pak (Pamjet si do transformohet)

F.autor

Postime të ngjashme

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik Politikë

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT