• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Rama: Mendoj se zgjedhjet pa këto parti janë anormale, nuk është faji ynë
Home
Politikë

KUVEND/ Rama: Mendoj se zgjedhjet pa këto parti janë anormale, nuk është faji ynë

25 April, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, tha se i “mirëkuptoj ata që mendojnë se zgjedhjet pa këto parti janë anormale, por dua ti them të gjithëve se kjo nuk është as zgjedhja jonë dhe as faji ynë, sepse ne në këndvështrimin tim kemi bërë gjithçka që kemi pasur në dorë që kjo të mos ndodhë”.
rama

Më tej Rama shtoi se: Duke zgjedhur dy forma ekstreme në kundërshtim të plotë me vijën e logjikës demokratike dhe e para e panjohur dhe padëgjuar e dyta jo e panjohur, por e provuar si një rrugë e vetëshkatërrimit.

 

Pjesë nga fjala e Ramës:

Aty ku opozitat kanë zgjedhur të braktisin zgjedhjet praktikisht kanë marrë mbrapsht një periudhë të gjatë rrënimi dhe vështirësish të jashtëzakonshme për rindërtim, në vend të luftojnë me program dhe ide ka zgjedhur të luftojë me kërcënime me kapsolla. E në vend se t’iu përfaqësojë zgjedhësit e vet në këtë sallë dhe zgjedhje ka vendosur ti nxjerrë edhe ata nga rruga e betejës demokratike, e në vend se ti udhëheqë në rrugën e betejës demokratike ka vendosur ti përdorë si mish për top duke u fshehur pas tyre

Kjo është shumë e rëndë, e padëgjuar dhe e papranueshme nga askush. As nga vetë shumica e zgjedhësve të Bashës e Kryemadhit.

Por ndërkohë edhe ne nuk kemi ndonjë zgjedhje tjetër veçse të vijojmë rrugën tonë pa u ndalur të merremi me ta, pa devijuar nga rruga e zgjedhjeve të 30 qershorit pavarësisht kërcënimeve, shantazheve, apo rreziqeve të një procesi kur dy parti politike dhe disa kryetarë pa parti rreth tyre përbetohen se do ta dhunojnë të drejtën e popullit për të zgjedhur krerët e bashkive.

Nëse ne donim vetëm pushtetin nuk kishim asnjë arsye ti luteshim dhe të gjithë e kujtojnë sesa shumë unë i jam lutur Bashës për të mos braktisur procesin.

Do kishim parlament pa deputete te opozitës as të LSI dhe të jeni të sigurt se askush nuk do ta vinte në diskutim legjitimitetin tonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POZOI NË PLAZH/ Fansat kapin detajin e pazakontë në foton e Klaudia Pepës: O mavri...
Previous article VAZHDON EVOLUCIONI NGA "THEMELET"/ Agjenti Mendes ndihmon CR7 për yllin e Real Madridit...

F.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT