Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi thotë se Edi Rama është i kapur nga bandat, krimi i organizuar si dhe peng i drogës.
Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend duke iu drejtuar deputetëve të PS, Kryemadhi tha se sot jeni të qetë por pastaj nuk do ketë bigurinë vezës që mund të përballojë Edi Rama.
“Nuk kam ndonjë shpresë që vetingu në politikë do të pranohet se si mund të pranojë Rama të vetohet sepse i bie që pa u miratua akoma të largohet nga politika.
Deputete e ministra shkojnë në bankën e të akuzuarve, si mund të pranojë Gjiknuri vetingun kur duhet të japë llogari për firmën e falsifikuar, si mund të pranojë Ahmetaj, në falsifikimin për të hequr nga xhepat e oligarkëve miliarda euro të depozituara në prag krishtlindjesh u bënë dhurata të jashtëzakonshme, kam mbi 300 milionë euro që do ua falë 5 oligarkëve.
Si mund të pranojë Rama kur problemin e parë e ka më gruan që drejton një bankë dhe offshore, kur problemin ka me vëllanë, kur koncesionet me miliarda lekë që u vidhen shqiptarëve nuk dihet se ku shkojnë e shërbejnë për pastrimin e parave të drogës. Ai është gijotina e parë e SPAK dhe BKH, ti masin analizën e gjakut se një kryeministër që drogohet, dje na kishte ardhë me antiplumb, ai është peng i mallit që i shesin, varet ca malli i shesin.
Të shikojmë kartelën shëndetësore, i është fshehur kartela nga Mira Rakacolli, nuk po them për burrin e saj, që e kuron nga astma dhe i them mos të pi drogë, se i bën keq për astmën.
Ai ka një problem tjetër, përballjen me vetveten, se në 20 vite kemi dëgjuar njeriun modern, trendi që merr vesh nga çdo gjë, por në fakt merr vesh vetëm nga psikopatia sesi të përdhunojë njerëzit e tij dhe t’i fus në vorbullën e vet.. Do të jetë KLP që do ta çojë para drejtësisë”- tha Kryemadhi. Salla qeshi!


