• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Gjonaj: Për herë të parë pas shumë vitesh, pagat e punonjësve të Policisë së Burgjeve u rritën me 7%
Home
Politikë

KUVEND/ Gjonaj: Për herë të parë pas shumë vitesh, pagat e punonjësve të Policisë së Burgjeve u rritën me 7%

4 November, 2019 F.autor Politikë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në fjalën e mbajtur në Kuvend tha se me aktin normativ “Mbi rishikimin e ligjit të buxhetit të vitit 2019” Ministrisë së Drejtësisë i janë shtuar 62 milionë e 500 mijë lekë investime. Ajo tha se gjatë vitit 2019 pagat e punonjësve u rritën me 7%, duke theksuar se kjo është rritja e parë që bëhet pas shumë vitesh.

“Nëpërmjet këtij akti normativ do të jepet mundësia për të vijuar më tej objektivat që udhëheqin punën tonë si në zbatimin e Reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare si dhe vijimin e investimeve dhe modernizimit të sistemeve. Me këtë akt normativ që po diskutojmë sot “Mbi rishikimin e ligjit të buxhetit të vitit 2019” në total Ministrisë së Drejtësisë i janë shtuar 62 milionë e 500 mijë lekë investime të brendshme, duke rialokuar dhe mirëmenaxhuar një pjesë të shpenzimeve korente të pashpenzuara kjo falë edhe mirëmanxhimit që ju është bërë fondeve.

Projekti i investimit për ndërtimin e arkivit elektronik, motorrit të kërkimit të Qendrës së botimeve zyrtare do të jetë pjesë e këtij akti normativ për të bërë të mundur modernizimin e sistemit dhe lehtësimin në aksesimin e akteve, si dhe informimin më mirë të publikut. Gjithashtu një fond i konsiderueshëm i është rialokuar Drejtorisë së përgjithshme të burgjeve për investim dhe shërbim në pajisje të ndryshme sigurie për sistemin e burgjeve.

Gjatë vitit 2019 pajisëm pas 10 vitesh personelin policor të burgjeve me uniformë. 3.559 punonjës policie. Po ashtu pagat e punonjësve të Policisë së Burgjeve për vitin 2019 janë rritur me 7% ose rreth 181 milionë lekë. Dëshiroj të theksoj se kjo është rritja e parë që ju bëhet pas kaq shumë vitesh. Në sajë të rritjes së kërkesës për realizimin e investimeve prej 429 milionë të akorduara për vitin 2019 për Drejtorinë Burgjeve është bërë e mundur përmirësimi i kushteve dhe rritja e sigurisë,” u shpreh Gjonaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAJNERI PIOL ME DHIMBJE KOKE/ Dy futbollistë humbasin sfidën ndaj Juventus, ja situata aktuale tek "Kuqezinjtë"
Previous article "VENDIMI SHOKUES"/ Rama: Jemi shkëputur dy herë brutalisht nga Europa, askush nuk e pranon herën e tretë

F.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik” Politikë

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik”

VIZITA NË FRANCË/ Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee Politikë

VIZITA NË FRANCË/ Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT