Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka hedhur akuza të forta kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se Basha ka lidhje të forta me kompaninë Viktoria Invest, e cila ka fituar një nga tenderat tek Unaza e re.
“Kjo është dosja e makinës, këtu në dosje thotë se kjo makinë është e Viktoria Invest makinë me të cilën ti shkon tek banorët e Astirit. Po mirë , bufa na quan ne që nuk e dimë lidhjen tënde me Viktoria Invest, kompania është kumbare e familjes tënde.
Është dita e të vërtetës, kalojmë tek kompania tjetër. Nuk të dëgjova më të flasësh për oligarkët. Do ti marrim një nga një me ata oligark që të bën ortakëri me ta. Ti ke një problem shumë të madh, se nuk do të ngresh Partisë Demokratike, kam all se dhe këtij Edmond Begos se mos i merr ndonjë kat, se t’i vetëm gjoba u vendos. Ajo që është shumë e rëndësishme dhe i bëj thirrje PD-së që të heqë dorë nga kjo histori”, ishte kjo një pjesë e deklaratave të Bashës.


