• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUSHTETUESJA RRËZON KËRKESËN E ERION VELIAJT/ Kërkoi shfuqizimin e vendimit të GJKKO për kalimin e dosjes në gjyq
Home
Aktualitet
Kronikë

KUSHTETUESJA RRËZON KËRKESËN E ERION VELIAJT/ Kërkoi shfuqizimin e vendimit të GJKKO për kalimin e dosjes në gjyq

4 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk pranoi të kalojë për shqyrtim në seancë, padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, për shpalljen të pavlefshëm të vendimit të gjyqtares së parë Etleva Deda, e cila vendosi kalimin në gjyq të dosjes së SPAK, duke i hapur rrugë nisjes së procesit gjyqësor.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj kërkonte shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit të marrë më 9 shkurt të vitit 2026, nga gjyqtarja e posaçme e seancës paraprake, Etleva Deda. Në këtë vendim, gjyqtarja kaloi për gjykim dosjen Veliaj, 1 vit pas arrestimit të tij.

Po ashtu, qytetari i parë i Tiranës, kërkonte që të gjitha seancat gjyqësore që pasuan këtë vendim të Etleva Dedës më 9 shkurt 2026, të shpalleshin të pavlefshme.

Për kryebashkiakun e Tiranës, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe një pjesë të të pandehurve në të njëjtën çështje, gjyqi në themel ka nisur nga e para, pasi grupi zgjodhi të gjykohet në një proces normal, pa gjykim të shkurtuar, siç kërkuan pjesa tjetër e të pandehurve.

Çfarë kërkonte Erion Veliaj

1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr. 29, datë 09.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (vendim i gjyqtarit të seancës paraprake znj. Etleva Deda);

2. Pavlefshmëria e të gjitha seancave të zhvilluara në lidhje me procedimin penal nr. 27/2024 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pas datës së dhënies së vendimit nr. 29, datë 09.02.2026 të gjyqtarit të seancës paraprake znj. Etleva Deda;

3. Konstatimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën të paragrafit të parë, germa “a”, të nenit 332/gj të Kodit të Procedurës Penale;

4. Konstatimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën të nenit 14 të ligjit nr. 95, datë 06.1.2026 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari
Previous article FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari

E MOSHUARA BIE NGA AUTOBUZI NË VLORË/ Transportohet në spital, në gjendje të rëndë. Ambulanca mbërrin me vonesë Aktualitet

E MOSHUARA BIE NGA AUTOBUZI NË VLORË/ Transportohet në spital, në gjendje të rëndë. Ambulanca mbërrin me vonesë

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Skënder Hita i dorëzon familjes së Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, medaljen e "Mirënjohjes" Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Skënder Hita i dorëzon familjes së Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, medaljen e "Mirënjohjes"

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT