Kanë qenë pikërisht kushtet e vështira të jetesës dhe ‘shuraja e çdo shprese për të jetën’ që e kanë shtyrë gazetarin tunizian që ti vërë flakën vetes me benzinë përpara kameras.
Abdel Razaq Zorgui, gazetari 32-vjeçar i një stacioni televiziv privat në qytetin e varfër të provincës Kasserine, publikoi një video në internet ku shprehte dëshpërimin e tij dhe bënte thirrje për revoltë pasi kushtet e vështira ekonomike sipas tij kishin shuar çdo fije shprese për të jetuar.
32 vejçari ndihej i zhgënjyer nga niveli i papunësisë dhe premtimeve të paplotësuara të revolucionit të Pranverës Arabe të Tunizisë.
‘Për bijtë e Kasserine që nuk kanë mjete për të jetuar, sot po filloj një revolucion.
Pas 20 minutash, unë do ti vë flakën vetes, ndoshta pas kësaj shteti do të ‘vërë dorë’ në Kasserine’, shprehet gazetari në video, pak momente para se ti vërë flakën vetes.
Autoritetet vendase thanë se Zorgui vdiq nga plagët e rënda të hënën, pak pasi u dërgua në spital, ndërkohë që menjëherë në gjithë vendin shpërthyen trazira të dhunshme.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Sofiane Zaag, nga trazirat 6 punonjës policie u plagosën ndërsa u arrestuan nëntë protestues.


