• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KUSHTET E TRRAKTATIT NUK…”/ Ja paralajmërini i NATOS për Rusin…
Home
Nderkombetare

“KUSHTET E TRRAKTATIT NUK…”/ Ja paralajmërini i NATOS për Rusin…

25 January, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi të premten se Rusia nuk po jep ndonjë shenjë se do të respektojë kushtet e një traktati të rëndësishëm lidhur me raketat, të epokës së Luftës së Ftohtë dhe se e ardhmja e paktit është në rrezik, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përgatiten të largohen nga traktati javën e ardhshme.

“Tashmë traktati është në rrezik dhe për fat të keq nuk kemi parë ndonjë shenjë të ndonjë ndryshimi të rëndësishëm“, u tha gazetarëve zoti Stoltenberg pasi kryesoi bisedimet NATO-Rusi në Bruksel.

Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi i vitit 1987 ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik ndalon prodhimin, testimin dhe dislokimin e raketave tokësore dhe atyre balistike të afta për të përshkruar distanca nga 500 në 5.500 kilometra.

Në informacionin që Pentagoni ka ndarë me aleatët e NATO-s pohon se sistemi i ri raketor i Rusisë “9M729” shkel kushtet e traktatit. Besohet se raketat që disponon Rusia, i japin mundësinë asaj të nisë një sulm bërthamor në Evropë duke dhënë sinjale të zbehta ose fare pa paralajmërim. Moska insiston se raketat kanë aftësinë të përshkrojnë distanca më të vogla se 500 kilometra.

Në muajin tetor Presidenti Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do ta braktisnin traktatin për shkak të dyshimeve se Rusia po e shkel atë. Nëse Moska nuk do t’i përbahet kushteve të tij, Uashingtoni do të nisë procesin gjashtëmujor të largimit nga pakti duke filluar prej 2 shkurtit.

I pyetur se çfarë qëndrimi mbajti Moska gjatë bisedimeve të së premtes, zoti Stoltenberg tha se “në takim nuk kishte progres të vërtetë”, pasi Rusia, siç tha ai “nuk tregoi ndonjë gatishmëri për të ndryshuar qëndrimin e saj”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRATISJA E GRUEVSKIT/ Shqipëria i dërgon Maqedonisë PAMJET. Ish kryeministri kaloi...
Previous article VETTINGU/ OMN kërkon ankimimin e vendimit për prokurorin Besnik Cani

F.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT