• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUSH JANË “DY LUIGJËT”? Berisha sulmon ambasadorin e BE: Ish-luftëtar i vendosur i mafies italiane, tani për të ardhur keq si viktimë e narkomafies qeveritare shqiptare
Home
Politikë

KUSH JANË “DY LUIGJËT”? Berisha sulmon ambasadorin e BE: Ish-luftëtar i vendosur i mafies italiane, tani për të ardhur keq si viktimë e narkomafies qeveritare shqiptare

27 March, 2020 Delo.autor Politikë

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot një veprim të ambasadorit të Bashkimit Evropian në vendin tone, Luigi Soreca, i cili “lëndon të gjithë ata që perfaqeson shefi i opozites së një vendi”.

Sipas Berishës, Soreca, “ka fshirë nga profili në Tëitter njoftimin e Komisionerit të BE për zgjerimin Oliver Verhelyi në të cilin ai njoftonte se kishte zhvilluar një bisedë me shefin e opozitës shqiptare Lulzim Basha lidhur me vendimin e BE për negociatat me Shqipërinë dhe gjendjen e covid19”.

“Nuk kemi ç’te themi, edhe shqiponjen e kemi me dy koka”, ironizon Berisha.

Postimi i plotë i Berishës:

Dy Luigjet!

Cdo njeri qe do lexoj kete titull do kujtoje se vertetn e kam fjalen per dy persona te ndryshem qe kane te perbashket emrin Lugj.

Por çdo njeri qe medon keshtu gabon, ne kete rast kemi te bejme vetem me nje person por nje Huomo Duplex.

Konkretisht njeri eshte:
-shkelqesia e tij zoti Luigji Soreca, i cili ne ushtrim te detyres se tij si ambasador i Bashkimit Europian ne Tirane vendos ne rrjetin e tij social tweeter njoftimin e Komisionerit te BE per zgjerimin Oliver Verhelyi ne te cilin ai njoftonte se kishte zhvilluar nje bisede me shefin e opozites shqiptare z. Lulzim Basha lidhur me vendimin e BE per negociatat me Shqiperine dhe gjendjen e covid19.

Kurse tjetri eshte
-Luigji, ish luftatar i vendosur i mafies italiane por tani per te ardhur keq si viktime e narkomafies qeveritare te narkoshtetit te vetem ne Europe.

Ky Luigj miq,heq pas dy oresh nga tweeter i tij njoftimin per biseden e zhvilluar midis Komisionerit dhe zotit Basha qe vete e kishte vendosur. Ai e ben kete pa dhene asnje shpjegim dhe pa u merakosur fare se ai eshte nje akt lendues per te gjithe ata qe perfaqeson shefi opozites se nje vendi.

Perveç kesaj, ky eshte Luigji, i cili diten e dhenies se denimit qesharak per Sajmir Tahirin i pyetur nga mediat per nje koment, ai i zene ngushte por duke akuzuar veten per shumçka pergjigjet “se para se te flase do te shohe dosjen sepse jam prokuror”. Keshtu, Luigji ambasdor foli sikur te ishte i akredituar si prokuror tek Edvin Mafia apo Don Agaçio. Nderkohe deri sot prokuror Luigji nuk ka patur kohe te shqyrtoje dosjen dhe tju flase shqiptareve si prokuror.

Luigji tjeter miq eshte perfolur per gjera qe une i quaj zero por shtoj ketu se ai eshte Luigji per te cilin Kushtetuta, vendimet e Gjykates Kushtetuese te vendit njelloj si per narkomafien qeveritare te narkoshtetit te vetem ne Europe, te kryesuar nga Edvin Mafia dhe Don Agaçio, nuk ekzistojne para vullnetit te ketyre dy te fundit.

Keshtu, kur Edvin Mafia dhe Don Agaçio miratuan ligjin antikushtetues KÇK, ligj te cilin ne vitin 2015 Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshte si ligj antikushtetues, prokuror Luigji ne mbeshteje te ketij akti kushtetues, de facto te binomit mafioz Edvin Mafia – Don Agaçio, deklaroj se ai, prokurori, do vezhgoje nga afer ligjin KÇK qe dhunon Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut ne dy nene, Kushtetuten se paku ne tre nene, kodin e procedures penale ne disa nene.
Pra miq, dy Luigjet, siç ju njoftova qe ne krye te radhes, jane nje Luigj por Duplex!

Nuk kemi ç’te themi, edhe shqiponjen e kemi me dy koka! sb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Në mesin e pandemisë COVID-19, rritje e papritur e vlerës së euros në Shqipëri
Previous article KORONAVIRUSI/ I shtrirë në krevat, deputeti Adriatik Alimadhi bën publik lajmin: Jam me COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua… Politikë

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik Politikë

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT