• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kush ishin “GUXIMTARËT” shqiptarë, që pranuan HAPUR orientimin e tyre SEKSUAL (FOTO)
Home
Ekskluzive

Kush ishin “GUXIMTARËT” shqiptarë, që pranuan HAPUR orientimin e tyre SEKSUAL (FOTO)

23 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Lifestyle, Showbiz, Sociale

Edhe pse mentaliteti shqiptar të kryqëzon në momentin e parë që dikush deklaron se ndjen apo mendon ndryshe, apo rasti i konkret i orientimeve të ndryshme seksuale.
Megjithatë, kanë qënë disa “guximtarë”, që nuk e kanë carë fare kokën se çfarë kanë menduar të tjerët për preferencat e tyre. Një nga rastet që bëri bujë të madhe ishte deklarata bombë e biznesmenit që pranoi live në emision se ishte GAY. Kjo dhe për vetë faktin se nuk ndodh shpesh që meshkujt shqiptar ta pranojnë këtë gjë.

Elton Ilirjani drejtues i një agjencie për rekrutimin e punonjësve, ndër të tjera ka deklaruar publikisht prirjet e tij seksuale.

Ai është shprehur se është homoseksual dhe duket se këtë fakt nuk ka hezituar ta deklarojë.

“Vajzat ngacmohen që në intervistën e punës, unë i kam parë të dyja anët e medaljes.
Të gjitha gocat kanë ardhur në intervistë më mua të zbuluara edhe pse nuk e dinë që unë jam gay”, u shpreh Ilirjani. VIDEO:

Raste të tilla, AlpeNews.al jua sjell si më poshtë:

Kei, ishte një nga personazhet më të spikatura në edicionin e fundit të “Big Brother”, ku dhe mori pjesë në çift me Vivin, një vajzë tjetër lezbike.

30-vjeçarja me profesionin e punonjëses sociale e pranoi homoseksualitetin në moshën 11-vjeçare, dhe për këtë e ka mbështetur edhe familja e saj.
Pa ndrojtje, në një intervistë, Kei madje rendit haptazi femrat dhe bashkëlojatret e saj në “Big Brother” me të cilat do të dëshirontë të shkonte në shtrat.

Nëse rasti i Keit është një rast në dukje tashmë i zakonshëm, rasti i Egla Harxhit është një nga më të rrallët për vendin tonë të vogël, por dhe më interesantët.

“Miss Albania 2017”, e ka deklaruar me kohë se është lezbike dhe i pëlqejnë vajzat, madje shpeshherë e ka njohur publikun shqiptar me të dashurat e saj, sic ishte rasti i Elenës, 18 vjeçare.

Por ajo së fundmi ka kaluar në një stad tjetër që është ai i bashkëjetesës treshe, me princin e “Libofshës” dhe Alesian. Egla, që së shpejti do të bëhet nënë ka deklaruar se është shumë e lumtur që fëmija e saj do të rritet nga dy nëna dhe një baba.

Për të qëndruar po tek “Bigu”, ju kujtohet Klodi i “Big Brother 3”, mashkulli i parë shqiptar që deklaroi publikisht prirjet e tij homoseksuale?

Djali nga Lezha u shndërrua në një fenomen në vendin tonë, jo vetëm për përpjekjet që të ndryshonte mentalitetin shqiptar, por edhe për faktin se pjesëmarrja e tij në këtë realityshoë u shoqërua me shumë protesta, replika e kundërshti.

E sigurisht, që nuk mund të lëmë pa përmendur edhe “nismëtarët” e lëvizjses LGBT në Shqipëri, Kristi Pinderin dhe Xheni Karaj që shpeshherë janë pjesë e debateve publike sidomos kur interesat e tyre preken. Nëse nuk është ky rast, të dy bëhen pjesë e komenteve kur prezantojnë të dashurit e radhës… E gjithmonë duket se krijojnë interes!

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndeshjet e prapambetura të Serie A/ Ja kur luhen Lazio-Udinese dhe Sampdoria-Roma
Previous article (VIDEO) Ndeshja filloi me diell por stuhia e frikshme "errëson" fushë e blertë në Brazil

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT