Kryeministri Edi Rama nga Vaqarri, njësi administrative e Tiranës, ku ka inspektuar kantierin e lagjes së re që po ndërtohet, ka deklaruar se 27 000 vende pune janë krijuar në vendin tonë vetëm nga rindërtimi.
Gjatë inspektimit Rama bëri edhe një batutë referuar përgjimeve të dala në javën e fundit nga antimafia italiane, mbi bisedat e disa mafiozëve të Ndrangheta-s që flisnin për investime në Shqipëri, ku lakoheshin edhe zyrtarë të lartë.
I shoqëruar në këtë inspektim ka qenë nga ministri arben Ahmetaj i cili tha se “Kompanitë kanë probleme me kapacitetet e punëtorëve dhe inxhinierëve”.
Pak ditë me parë policia italiane zhvilloi një megaoperacion ku u ekzekutuan 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove në kuadër të grupit mafioz “Ndrangheta”. Pas ekzekutimit të urdhër-arresteve u publikuan mbi 1500 faqe përgjime ku mafiozë të grupit famëkeq italian flisnin për planet e tyre për investime edhe në Shqipëri. Edhe kryeministri Rama është shprehur më parë se ky rast përfaqëson një tymnajë të neveritshme të hedhur nga opozita dhe mediat. Madje Rama citoi edhe konkluzionin e prokurorisë italine që thotë se edhe pse është folur për investime të mëdha në Shqipëri në fakt mafia italiane ka pasur vetëm në një dyqan të vogël dhe ka dështuar.


