• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUSH ËSHTË ZOTI I DIALOGUT? SHBA dhe BE në “garë” për Kosovën
Home
Rajon

KUSH ËSHTË ZOTI I DIALOGUT? SHBA dhe BE në “garë” për Kosovën

28 February, 2020 k.autor Rajon

Faza e fundit e dialogut Prishtinë – Beograd, nuk i ka gjetur në qëndrime të njëjta ndërmjetësuesit në bisedime, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo sidomos ka reflektuar në deklarimet e fundit për reciprocitetin dhe heqjen e taksës, shkruan Gazeta Express.

2020-ta, u pa si viti që do t’i jep epilog bisedimeve të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.  Mirëpo, atmosfera në mes të Prishtinës dhe Beogradit po vazhdon që të qëndrojë e acaruar, sidomos pas vendosjes së taksës 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake, nga qeveria në krye me Ramush Haradinajn.

Që nga atëherë, dialogu është dukë qëndruar pezull, megjithatë, me ndërmjetësimin amerikan, për pak muaj, pa u ulur liderët e dy shteteve në tavolinë të bisedimeve, janë nënshkruar tri marrëveshje.

Dallimet në qëndrime në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara janë vërejtur sidomos sa i përket reciprocitetit të plotë ekonomik, politik dhe tregtar që Albin Kurti, kryeministër i Kosovës e paralajmëroi për shtetin serb.

Përmes ambasadorit në Gjermani, e të deleguarit të posaçëm në dialog, Richard Grenell, kanë reaguar Shtetet e Bashkuara duke e kundërshtuar në çdo formë këtë masë.

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë. Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, ka deklaruar ditë më parë zëdhënësi i Grenell, Dick Custin.

Teksa nga SHBA janë deklaruar decidivisht kundër, në Bashkimin Evropian nuk e kanë kundërshtuar këtë masë.

Të pyetur nga Gazeta Express për këtë temë, si dhe a e përkrahin reciprocitetin, në Bashkimin Evropian thonë se e rëndësishme është nisja e dialogut, duke e lënë të paqartë qëndrimin e tyre karshi kësaj mase ekonomike, tregtare dhe politike.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano kishte deklaruar se dialogu duhet që të rifillojë në besim të plotë midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Së pari, rifillimi i dialogut kërkon besim të plotë midis Beogradit dhe Prishtinës”, thonë nga BE, teksa, përmendin edhe vizitën e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, Josep Borell.

Ata përsërisin qëndrimet se Kosova duhet të heqë dorë nga tarifa, e se në Serbi duhet të ndalin fushatën për tërheqjen e njohjeve.

“Të dy palët kanë përgjegjësi për të siguruar rifillim sa më të shpejtë të bisedimeve”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e komplikoi dje përmes një konference për media edhe më tutje situatën, kur tha se e heq taksën për produktet serbe, mirëpo, duke vendosur kushte për këtë.

Ai kërkoi nga Serbia që të ndalin fushatën e njohjeve kundër Kosovës, e nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara që të dalin me instrumente të detajizuara dhe afate kohore që listojnë benefitet nga angazhimi I palëve në tejkalimin e barrierave tregtare, ekonomike dhe politike.

Për konferencën e Kurtit, për të cilën nga LDK-ja thatën se nuk patën informacione, me tone të ashpëra reagoi i deleguari i presidentit Donald Trump në dialog, Richard Grenell.

Ambasadori amerikan në Gjermani tha se Albin Kurti është duke bërë një gabim shumë të madh, e se nuk e mbështesin masën gjysmake të paralajmëruar nga ai.

“Ne nuk e mbështesim masën gjysmake të kryeministrit Kurti.  Qëndrimi ynë është shumë i qartë: tarifat duhet të hiqen krejtësisht.  Zotëri Kurti po bën gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë sot presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, është shprehur ai.

Për dallim nga Grenell ndryshe kanë reaguar në Bashkimin Evropian. Nga BE-ja e kanë përshëndetur vendimin e Kurtit për të hequr taksën, derisa kanë shkruar se ky hap mund të ketë efekt pozitiv për rivendosjen e tregtisë rajonale dhe rifillimin e dialogut Prishtinë – Beograd.

“Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të enjten se Kosova do të heqë tarifat për importin e lëndëve të para nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina. Ne e mirëpresim këtë njoftim si hap të parë dhe mezi presim të shohim më shumë detaje.

Ky hap mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe të ofrojë një hapje për rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Është humbur shumë kohë. Besimi duhet të rikthehet urgjentisht. Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm që dialogu të rifillojë, në dobi të të dyjave.

Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell është i gatshëm të luajë rolin e tij si lehtësuesi i dialogut në emër të BE-së”, thuhet në njoftim.

Derisa presidenti amerikan Donald Trump ka disa muaj që e ka emëruar emisarin e posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, Bashkimi Evropian, pritet që të emërojë ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak si përfaqësues për dialog.

Prej vendosjes së taksës 100 përqind ndaj mallrave serbe, dialogu Kosovë-Serbi është stopuar. Në dy muajt e fundit me iniciativën e të deleguarit të ShBA-së, për këtë proces, janë arritur tri marrëveshje. Ajo për hapjen e linjës ajrore mes dy shteteve, autostradat dhe hekurudhat./GazetaExpress/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Kina shënon numrin më të ulët të të infektuarve në 24 orët e fundit
Previous article TIRANA-PARTIZANI/ Një arbitër i FIFA-s vendos drejtësinë e derbit, "FSHF" cakton gjyqtarin...

k.autor

Postime të ngjashme

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT