Arrestohet ditën e sotme Ahmet Muça, ish-pronari i Univeristetit “Kristal”. Muça është 70 vjeç dhe ka lindur në Përmet. Ai akuzohet nga prokuroria e Tiranës për “Falsifikim diplomatsh” me ish-logon e Universitetit “Kristal”, të cilat pas një hetimi 2 mujor u tha se i shiste nga 2 500 euro.
AHMET MUÇA është një biznesmen shqiptar. Një emër jo i panjohur për tregun mediatik. Muça prej gati dy dekadash është mare me aktivitete te ndryshme biznesi, duke filluar nga rrjeti i shkollave private “Kristal” dhe universiteti me te njejtin emer ne Tirane dhe me dege ne Fier, Tirane e Kukes. Por edhe ne fushen e mjekesise, ndertimit, sherbimeve, hotelerise, lojrave te fatit dhe bareve e restoranteve.
Per shume vite, kompania e tij, sidomos universiteti Kristal ka qene shume prezente ne mediat televizive dhe te shkruara me reklamat e tij por edhe me aktivitetet e shumta qe ka zhvilluar, me pjesemarrjen e personaliteteve me te rendesishme te vendit duke nisur nga ish Kryeministra, ministra, etj.
Universiteti Kristal ka qene nder te paret e nje liste prej 21 universitetesh qe u mbyllen pasi ne 2013 erdhen socialistet ne pushtet. Kryeministri Rama keto universitete qe u mbyllen i ka quajtur thjeshte frabrika diplomash, per shkak te numrit te larte te te diplomuarve dhe nivelit te ulet te mesimnxenies dhe dijeve te mara prej tyre.
Kristal ka qene nje nder universitetet rekordmene per nga numri i larte i studenteve te diplomuar. Kampusi i ketij universiteti ndodhet ne ane te autostrades Tirane- Durres ne kilometrin 7 dhe eshte nje hapesire e madhe me godina, laboratore, klasa, salla dhe sherbime te tjera per studentet dhe te tjere qe e frekuentonin hapesiren e Kristal.
Universiteti “Kristal” ka qene ne qender e diplomimit te shume personazheve te njohur te botes shqiptare dhe sidomos e militanteve te partive politike te cilet me pas zune poste kyç ne administrate dhe ne pushtetin qendror e lokal, gjate dekades se kaluar.
AKUZAT E MEPARSHME
Përveç arrestimit të sotëm të ish pronarit të Kristalit, ku Muça ishte prej dy muajsh nën survejim nga Prokuroria. Në 2015 Muça ishte në kërkim pasi nuk paguanin energjinë elektrike.
Ahmet Muça, drejtor i Spitalit Universitar Kristal në Rinas është shpallur në kërkim nga Policia e Krujës, pasi jo vetëm rezultonte debitor ndaj OSHEE-së për fatura të pashlyera të energjisë elektrike në spital, por edhe e vidhte atë përmes dy lidhjeve të jashtëligjshme të energjisë.
Ky fakt është konstatuar nga një aksion i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ndërsa Policia e Krujës nisi procedim penal, ndaj Ahmet Muçës, i cili tashmë është shpallur në kërkim.
Ahmet Muça është edhe pronar i universitetit Kristal, i cili u mbyll pas kontrolleve që Ministria e Arsimit nisi në të gjitha universitetet në vend, për shkak se nuk plotësonte kriteret ligjorë. Po ashtu ky universitet është përfshirë në skandale të dhënies së diplomave kundrejt lekëve.
“Spitali Universitar Kristal” është i mbyllur momentalisht.
Renzo Bosi është një dëshmi e shembullt e diplomave falso
Diploma 77 mijë euroshe e Renzo Bosit tek universiteti “Kristal” në Tiranë do të jetë pjesë e procesit gjyqësor kundër familjes Bosi, e cila akuzohet se harxhoi gjithsej 500 mijë euro të partisë “Lega Nord” për interesa të familjes.
U vendos që ish-shefi i “Lega Nord”, Umberto Bosi, dhe djemtë e tij Riçardo dhe Renzo, do të shkojnë direkt në procesin gjyqësor, e duke anashkaluar hapin e seancës përgatitore. Mes pasurive dhe shpenzimeve që do të kalojnë në këtë proces gjyqësor përmenden puna ndërtimore në shtëpitë në Gemonio dhe Romë, gjobat e paguara nga paratë e partisë, butikët, pullat e sigurimit të “Audi A6” të Renzo Bosit si dhe blerja e diplomës shqiptare tek universiteti “Kristal” i Tiranës, e cilat kushtoi 77 mijë euro.
Majin e vitit 2012, shtypi italian, duke iu referuar një raporti që ambasada italiane në Tiranë u ka nisur prokurorëve në Milano, ka sqaruar se Renzo Bosi ka tentuar disa herë t’i njihet në Itali diploma e sistemit 3-vjeçar për Menaxhim Biznesi, e marrë pranë Fakultetit të Administrim Biznesit të universitetit “Kristal”. Sipas gazetës “Corriere della Sera”, në letrën informuese të diplomatëve italianë në Tiranë, shpjegohet se në fund të korrikut të vitit 2011, një qytetar shqiptar ka paraqitur pranë ambasadës, një kopje të diplomës së Renzo Bosit, duke i kërkuar ambasadës italiane një deklaratë të njohjes së saj në Itali.
Sipas shtypit italian, në letrën e ambasadës është sqaruar se autoritetet janë habitur nga kërkesa e ardhur nga shqiptari, sepse funksionarët e ambasadës ishin njohur nëpërmjet internetit se Renzo Bosi kishte marrë diplomën e shkollës së mesme në korrik të vitit 2009, ndërkohë që diploma e universitetit ishte marrë më 29 shtator 2010.
Renzo Bosi figuron sikur ka mbaruar studimet në Tiranë me rezultate të shkëlqyera në menaxhim biznesi, dega ekonomik. Diploma figuron me numër amze 482 dhe është lëshuar më 8 tetor të 2010-s.
AlpeNews.al


