• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUSH ËSHTË MË I RREZIKUAR NGA COVID-19? Mosha është një gjë, por nuk është gjëja e vetme
Home
Jetë

KUSH ËSHTË MË I RREZIKUAR NGA COVID-19? Mosha është një gjë, por nuk është gjëja e vetme

28 May, 2020 s.autor Jetë

Edhe pse kanë kaluar gati gjashtë muaj qëkurse është shfaqur dhe janë infektuar mbi 5 milionë njerëz nga koronavirusi, ka shumë gjëra që bota nuk i di për të

“Ne vazhdomë të befasohemi”, thotë Marjorie Pollack, epidemiologe në Nju Jork dhe zv/redaktore e Programit për Monitorimin e Sëmundjeve të Reja (ProMED).

Pollack ka ndjekur nga afër rrugën vdekjeprurëse të koronavirusit. Ajo ka alarmuar botën për ekzistencën e tij, duke shpërndarë gjerësisht një paralajmërim shëndetësor në Vuhan, më 30 dhjetor.

Çfarë mendojmë se dimë?

Të dhënat e rasteve deri më tani tregojnë se disa njerëz janë më të rrezikuar nga simptomat serioze të sëmundjes COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi. Ky grup përfshin të moshuarit dhe ata me sëmundje të tjera.

Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se më të rrezikuar mund të jenë ata që vuajnë nga hipertensioni ose sëmundje të tjera të qarkullimit të gjakut, sëmundje kronike të mushkërive, diabeti, mbipesha e rëndë, sëmundjet e mëlçisë ose veshkave, ose njerëz me sistem të dobët imuniteti.

Sipas CDC-së, shumë më tepër burra sesa gra kanë vdekur ose kanë përjetuar simptoma më të të rënda të sëmundjes COVID-19.

Mosha është një gjë, por nuk është gjëja e vetme

Në përgjithësi, fëmijët ia kanë dalë shumë më mirë se të rriturit në këtë pandemi. Studime të shumta kanë treguar për një vdekshmëri shumë të ulët në mesin e fëmijëve të infektuar. Niveli i vdekshmërisë rritet gradualisht deri në moshën 60 vjeç. Pas kësaj moshe, rreziku është më i madh. Sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore The Lancet, norma e vdekshmërisë te pacientët në të 30-tat është 0.15 për qind, ose 15 në 10,000 të infektuar, krahasuar me 13.4 për qind, ose rreth 1,500 në 10,000 të infektuar, te pacientët 80 vjeç ose më të vjetër. Megjithatë, disa vdekje të adoleshentëve në Francë, Belgjikë dhe Shtete të Bashkuara nuk janë sqaruar.

Po ashtu, rreth 100 fëmijë në shtetin e Nju Jorkut është thënë se vuajnë nga një sëmundje e re që lidhet me ekspozimin ndaj koronavirusit, e që mjekët e kanë quajtur Kavasaki. Ajo shkakton inflamacion në të gjithë trupin

Veri dhe jug?

Shumica e shpërthimeve më të këqija të koronanvirusit, i cili me gjasë ka kërcyër nga kafsha në njeri në fund të vitit të kaluar, kanë ndodhur në Hemisferën Veriore, ku ka pasur pranverë dhe dimër. Për disa patogjene mund të thuhet se lidhen me sezonin, por jo edhe për koronavirusin.

Ambientet e mbipopulluara

Ekzistojnë prova të konsiderueshme që sugjerojnë se hapësirat e dendura me banorë mund të jenë më në rrezik nga infektimi me koronavirus.

“Një nga gjërat që ka dalë në dukje shumë herët në Vuhan, është se [sëmundja] është transmetuar mjaft brendapërbrenda ambienteve shtëpiake, përpara se të shpërthente në komunitet”, thotë Pollack.

Një gjë e tillë mund të prekë shumë vendet që mbështeten te punëtorët migrantë, si për shembull Rusia. Atje ka një numër të madh migrantësh nga Azia Qendrore, që shpesh jetojnë bashkë në hapësira të vogla. Megjithatë, të jetuarit në ambiente të ngushta, që e bën të vështirë distancimin fizik, nuk është dukuri vetëm e komuniteteve migruese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Pse Rama, nuk është si Berisha në Parlament
Previous article SITUATA NGA COVID-19/ KE propozon një program prej 9 miliardë eurosh për sektorin shëndetësor europian

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet Jetë

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT