• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KUSH ËSHTË ‘BIG BROTHER-I’ I SHQIPTARËVE?” Gazeta gjermane për çmontimin e kamerave: Klanet e mafies po monitorojnë…
Home
Breaking News

“KUSH ËSHTË ‘BIG BROTHER-I’ I SHQIPTARËVE?” Gazeta gjermane për çmontimin e kamerave: Klanet e mafies po monitorojnë…

7 February, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Klanet e mafies shqiptare po monitorojnë njëri-tjetrin dhe policinë nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Gazeta gjermane “Frankfurter Rundschau”, i ka dedikuar një artikull çmontimit të kamerave të quajtura “Big Brother”, mafies shqiptare dhe rolit të policisë shqiptare. Në artikull shkruhet se klanet e bandave kanë “epërsi teknologjike” kundrejt policisë.

Edhe në Ballkan, kamerat e vëzhgimit kanë qenë prej kohësh një fenomen i njohur. Mirëpo, këtij fenomeni në Shqipëri i erdhi fundi pas një aksioni policor për çmontimin e tyre.

Këto kamera të montuara ilegalisht në rrugët e Shqipërisë, po ngrejnë pyetjen se kush është “Big Brother” i 2.8 milionë banorëve. Këto kamera janë instaluar nga klane të fuqishëm, shpesh edhe rivale, monitorojnë njëri-tjetrin, por edhe policinë.

Policia çmontoi më shumë se 220 kamera të paligjshme vetëm në kryeqytet

Çmontimi i parë i kamerave të sigurisë u bë në Shkodër, rreth 50 të tilla. Më pas u pasua nga Durrësi, Elbasani, Vlora dhe Korça, me total 450 kamera të çmontuara. Ndërsa, vetëm në Tiranë janë çmontuar 220 kamera sigurie të instaluara ilegalisht.

Kjo ngjarje shkaktoi bujë dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë e të dhënave në Shqipëri.

“Epërsia teknologjike e grupeve kriminale” në krahasim me shtetin është “shumë flagrante”, thotë Erida Skendaj, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Tiranë. “Kamera të paligjshme të vëzhgimit në Shqipëri ngrenë shqetësime për fuqinë e bandave,” titullon agjencia Balkan Insight.

Klanet e drogës në Shqipëri monitorojnë njëri-tjetrin me kamera të paligjshme

Shqipëria cilësohet si një nga vendet me prodhim më të lartë të kanabisit dhe për bandat kriminale të drogës.

Pra në Shqipëri grabitësit monitorojnë autoritetet?

Me kamera dhe dronë, bandat e drogës mund të monitorojnë plantacionet, pronat dhe lagjet shumë më lirë dhe me efektivitet sesa nga rojet dhe shërbimet e sigurisë.

Kamerat janë vënë nga klanet e mafies për të monitoruar policinë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA REJA E PAZAKONTË, TEK TUFAT E KORBAVE/ Fenomenet e çuditshme që paraprinë tërmetin shkatërrimtar në Turqi
Previous article PARA DHE PAS FATKEQËSISË/ PAMEJT zbulojnë shkatërrimet nga tërmeti në Turqi

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT