• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Kush e sulmon Serbinë, ka sulmuar Rusinë”, Putin bën deklaratë të fortë, në krahë të Vuçiçit
Home
Rajon

“Kush e sulmon Serbinë, ka sulmuar Rusinë”, Putin bën deklaratë të fortë, në krahë të Vuçiçit

28 March, 2018 Ina.Autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar sot një bisedë të gjatë telefonike, lidhur me zhvillimet e fundit, që kanë të bëjnë me raportet Kosovë-Serbi.

Siç raporton gazeta serbe “Kurir” gjatë bisedës telefonike, e cila ka zgjatur gati një orë, presidenti rus i ka thënë atij serb se Rusia po ndjek me vëmendje atë që po ndodh në Serbi dhe në Kosovë dhe se Serbia mund të llogarisë në ndihmën ruse në çdo aspekt, transmeton Telegrafi.

Putin gjithashtu ka thënë se kur bëhet fjalë për Kosovën për Moskën vlen vetëm Rezoluta 1244 e KS të OKB dhe se për të dokumentet e tjera janë të pavlefshme.

Presidenti rus i ka thënë Vuçiqt se “kush e sulmon Serbinë, e ka sulmuar edhe Rusinë.

Ndërsa, presidenti serb, pas bisedës telefonike me Putinin, i është drejtuar opinionit me një deklaratë.

“Ne përfunduam një bisedë në të cilën, nëse guxoj të them kështu, ndjeva nivelin më të lartë të mbështetjes. Presidenti i Rusisë porositi se Serbia është vendi më i rëndësishëm në Ballkan dhe në Evropë! Putin tha se Serbia është vendi më i rëndësishëm në Ballkan dhe në Evropë dhe e lidhur me çështjen e Kosovës ai e ka dënuar fuqimisht sulmin ndaj Marko Gjuriqit dhe ndërhyrjen e ROSU në veri të Kosovës. I kërkova këshilla, pasi u pajtuam se kjo situatë duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Presidenti serb tha se nuk ishte i kënaqur me reagimin e vendeve perëndimore.

“Nuk kam asgjë për të fshehur, unë jam shumë gjatë në politikë, unë jam Presidenti i Serbisë dhe unë mund të flas më hapur lidhur me bisedën me Putinin. Kemi rënë dakord të jemi në kontakt të vazhdueshëm, si dhe me presidentin Lukashenko [presidenti i Bjellorusisë]. Do të kemi mbështetjen më të rëndësishme deri tash. Jam e lumtur që ne nuk duhet të kërkojmë falje për faktin se Marko Gjuriq u arrestua”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se, lidhur me ngjarjet e fundit, komentet e opozitës serbe janë më të këqija se ato të Thaçit dhe liderëve të tjerë shqiptarë dhe se ai nuk dëshiron të përgjigjet në komentet se e tërë ngjarja është e orkestruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vetëhelmohet me klor në banesë, ndërron jetë në spital i moshuari në Kavajë
Previous article ZBARDHEN PERGJIMET/ Kryepolicët merrnin 30% të vlerës së drogës nga HABILAJT

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT