Pasi BE miratoi 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, të gjithë sytë janë ende te Berlini, ndërsa presioni rritet për të furnizuar vendin me tanke Leopard të prodhimit gjerman.
Polonia dhe Finlanda kanë thënë se janë gati t’i japin mjetet Ukrainës, por Gjermania ka licencën e eksportit për t’i kaluar ato.