• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Kurthi” i Himnit të Flamurit ku ra Luan Rama dhe Tritan Shehu
Home
Shqipëri

“Kurthi” i Himnit të Flamurit ku ra Luan Rama dhe Tritan Shehu

23 April, 2018 anxheladoko Politikë, Shqipëri

Pas raportit pozitiv për çeljen e negociatave të cilën e përcolli diplomatia e lartë e BE-së Frederica Mogherini, shefi i qeverisë Edi Rama publikoi një video në rrjetin social Facebook ku himni ynë i flamurit interpretohej në një version ndryshe.

Himni i sjellë në varjantin më ritmik, u bë pjesë e një debati ku pati nga ata që e duartrokitën ashtu siç pati edhe mjaft kritikë ndaj tij.

Ndërkohë, shpërndarja nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, solli reagime mjaft të ashpra ku një sërë politikanësh e kritikuan atë duke e cilësuar si “turp të madh” që institucioni që ajo drejton ka sponsorizuar këtë material që sipas tyre ka deformuar himnin.

Të gjitha reagimet në fakt rezultojnë një “grackë” e madhe pasi ky version është publikuar më 24 dhjetor 2012 (para 6 vitesh) dhe është një produksion i televizionit “Top Channel”.

Materiali i pregatitur si “Kënga e fundvitit” për këtë media, u shfrytëzua nga Rama për të përcjellë mesazhin e negociatave mes këtyre tingujsh patriotikë.

Pjesë e sulmit ndaj ministres Mirela Kumbaro u bë deputeti i LSI-së Luan Rama apo edhe demokrati Tritan Shehu.

“Skandal! Rilindja ka publikuar sot nje “variant” te saj te Hymnit tone Kombetar. Une nuk jam artist dhe as surealist, jam qytetar normal. Per mua eshte nje Karrikature e Vertete!

Hymni eshte e mbetet Hymn, askush nuk mund ta tjetersoje ate, vecanerisht Qeveria.

Degjojeni vete e gjykoni pastaj…..” shkruante Tritan Shehu.

”Nuk e di se si mund t’a pëlqeni ju zonja ministreshë e kulturës këtë variant të përçudnuar e të shëmtuar të Himnit Kombëtar, aq sa e publikoni edhe në profilin tuaj të fb nën titullin “E meriton Shqipëria! E meritojnë shqiptarët!, shkruan deputeti i LSI-së Luan Rama.

Më poshtë po publikojmë dy versionet e materialit të publikuar së pari nga Top Channel dhe nga zyrtarët e qeverisë

E meriton Shqiperia! E meritojne shqiptaret! ❤️🇦🇱🇪🇺

Gepostet von Mirela Kumbaro Furxhi am Dienstag, 17. April 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjyqtarja Xhoxhaj nuk u përgjigjet gazetarëve pas "vettingut"/ “Fjalën e merr” avokatja mbrojtëse
Previous article Kush është ORIAL PEÇI/ Administratori i lokalit në BLLOK, e kishte kthyer në BIZNES KOKAINE (FOTO)

anxheladoko

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT