• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KUR TË VDES UNË MOS MË FAL…”/ Testamenti në vargje i poetit Petrit Ruka
Home
Sociale

“KUR TË VDES UNË MOS MË FAL…”/ Testamenti në vargje i poetit Petrit Ruka

6 July, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Poeti Petrit Ruka ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë në zemër, nga e cila vuante prej disa vitesh.

Ai ka lënë pas një sërë veprash letrare me disa botime vëllimesh me poezi. Ndërkohë që ka realizuar me shume se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.

Një vepër mjaft e njohur e tij është poezia “Kur të vdes unë”, që sot me ikjen e tij tingëllon si një testament i fundit i autorit të veprës.

Petrit Ruka- Kur të vdes unë

Kur të vdes unë mbyll derën dhe pi e pi atë natë

Hapi shishet e verës që nuk pimë dot bashkë

(Uh, sa na mbeten, një kantinë e tërë,)

Pi edhe shamë që të tradhëtova me vdekje

Burrë i pabesë, …si uji në rërë…

Lexo nja dy këngë të miat, të trishta

Pastaj grisi dyshemese

(Pa pikë mëshire, pa lotë,)

Më shaj që nuk të këndova siç e meritoje,

S’t’u bëra poeti më i mirë në botë.

Për inatin tim nxirri gjinjtë jashtë këmishës

Më thuaj: ja ku i kam akoma plot jetë,

(Ç’t’i bëj tani pa ty, zuzar,)

Po tashmë kam ikur e si të ta them

Që për to do të rrotullohem

Edhe brenda në varr…

Kur të vdes unë mos ma fal

tradhëtinë e fundit me vdekje,

(Atë më të poshtrën, më të pabesën.)

Veç mbaje një sy hapur tek dritarja, se s’ dihet,

Mund të bëj marrëveshje …e të vij

…Me vesën…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Më në fund Sergio Ramos bëhet me ekip të ri
Previous article EDI RAMA/ Petrit Ruka është autori më i gabuar për t’u bërë i famshëm, por do të jetë aty kur të famshmëve do t’iu jetë harruar emri

s.autor

Postime të ngjashme

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT