• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KUR TË KTHEHEJ NGA MISIONI DO TË VISHEJ NUSE”/ Nëna e nëntetares së vrarë në Letoni 1 vit më parë rrëfen telefonatën e fundit: Pengu im i madh
Home
Aktualitet
Kronikë

“KUR TË KTHEHEJ NGA MISIONI DO TË VISHEJ NUSE”/ Nëna e nëntetares së vrarë në Letoni 1 vit më parë rrëfen telefonatën e fundit: Pengu im i madh

6 May, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dhimbja është ende e madhe në shtëpinë e dëshmores së Atdheut, nëntetares Zarife Hasanaj. Prindërit e kanë të vështirë të gjejnë fjalët e duhura pikërisht në ditën kur një vit më parë vajza e tyre humbi jetën tragjikisht në Letoninë e largët.

“Nuk mund ta përshkruaj as me fjale, as me zemër as me shpirt”, thotë nëna e nëntetares. Fëmija i katërt i familjes Hasanaj, e kishte pasion uniformën ushtarake. Ajo ishte në misionin e saj të parë jashtë vendit. 32 vjeçarja mezi ua kishte mbushur mendjen prindërve të shkonte. “Ne ruajmë shumë kujtime, se kjo ka qene shume e lidhur, me u vesh me ushtrinë. Ajo na thoshte mos ma prishi, këtë ëndërr dua ta realizoj”, tha nëna.

E ëma, Riva, kujton telefonatën e fundit me te bijën ndërsa e ka ende një peng në zemër.
“Më tha; “Mami mos u bej merak. Po shkoj në pune flasim me vonë. Kur shkoj tek varrezat shikoj e shikoj si hije e përqafoj. Meraku më i madh kur erdhi me arkivol nuk e përqafova vetëm buzën kam vënë pak ne ballë, se thonin; “mos e prishni”.”, tha nëna e saj. Kur të kthehej nga misioni 32-vjecarja do te vishej nuse.

“Kur të kthehej do ndërronin nishaniet, pasi kishte rënë në dashuri me një djalë nga Tepelena”, tha nëna.

Në nëntor të 2019 prindërit e nëntetares u ftuan në bazën Adazi ne Rige ku pranë vendit të ngjarjes panë të shënjuar përjete emrat e Zarifes dhe majorit Klodian Tanushi. E ëma e saj kërkon që t’ jepet një përgjigje se çfarë ndodhi vërtetë një vit më parë. Presin me padurim përfundimet qe do te dalin nga hetimi por edhe celularin e vajzës.

“Ishte pritje madhështore. Donim të dinim se çfare tha në fund, se kush e kapi. Kaq! Pse m’u zvarriten kaq fort gjerat personale të vajzës”, pohoi ajo. Zarifesë i duheshin vetëm pak dite për e përmbyllur misionin dhe të kthehej në atdhe por një municion luftarak plasës i mori asaj jetën tragjikisht në Letoninë e largët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITET NUMRI I VIKTIMAVE NË ITALI/ 369 të vdekur në 24 orë, mbi tetë mijë të shëruar nga COVID
Previous article ATENTATI NDAJ PROKURORIT NDOJA/ Forcat Speciale gati të prangosin edhe dy persona të tjerë. Fotoja e të arrestuarit një natë më parë

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT