• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ PROKURORIT NDOJA/ Forcat Speciale gati të prangosin edhe dy persona të tjerë. Fotoja e të arrestuarit një natë më parë
Home
Breaking News

ATENTATI NDAJ PROKURORIT NDOJA/ Forcat Speciale gati të prangosin edhe dy persona të tjerë. Fotoja e të arrestuarit një natë më parë

6 May, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arrestimi i 29-vjeçarit Arjol Halilaj, si një nga personat e përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja Nëntorin e kaluar, ka ndihmuar hetuesit për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Burime nga policia bëjnë me dije se një operacion i forcave speciale pritet të prangosë edhe të paktën dy persona të tjerë, edhe ata të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për të mos prishur hetimet.

“Halilaj, fotoja e të cilit e është siguruar nga Televizioni Klan, konsiderohet nga hetuesit si bashkëpunëtori dhe personi kyç që ka ndihmuar autorët, duke i larguar me makinën e tij, pasi ata braktisën mjetin e përdorur në krim në fshatin Shkafanë të Durrësit”.

Grupi hetimor thotë se ka arritur të dokumentojë me prova përfshirjen e tij. Vetë 29-vjeçari ka treguar përballë hetuesve se ka njohje me Rredjan Rrajën, por ka mohuar të ketë marrë pjesë në atentatin ndaj prokurorit dhe dy personave të tjerë.

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar, ka caktuar masën e arrestit në burg për 29-vjeçarin. Në burg qëndron edhe 35-vjeçari Redjan Rraja, që u zbulua pas gjurmëve të gishtërinjve në një palë syze të gjetura në automjetin e braktisur. Në atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, mbeti i plagosur miku i tij Aleksandër Laho, si dhe shoferi Andi Maloku. Ky i fundit, ndërroi jetë pak ditë më pas në Spitalin e Traumës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUR TË KTHEHEJ NGA MISIONI DO TË VISHEJ NUSE"/ Nëna e nëntetares së vrarë në Letoni 1 vit më parë rrëfen telefonatën e fundit: Pengu im i madh
Previous article "JO MË SHUMË SE 12 VETA NË KLASË"/ Ministrja Shahini tregon si do rikthehen maturantët në shkollë

s.autor

Postime të ngjashme

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT