• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kur shtatzënia nuk ndodh! 5 faktorë psikologjikë që ndikojnë organizmin e femrës
Home
Shëndet

Kur shtatzënia nuk ndodh! 5 faktorë psikologjikë që ndikojnë organizmin e femrës

31 October, 2017 k.autor Shëndet

Shpesh specialistët obsetër-gjinekologë nuk mund të përcaktojnë shkakun e infertilitetit, sidomos kur bëhet fjalë për një organizëm krejtësisht normal dhe të shëndetshëm. Diagnoza e vendosur është “infertilitet idiopatik” ose i pashpjegueshëm kur origjina është e paditur.

Elementet psikologjike mund të shkaktojnë ndryshime në sistemin nervor, të cilat në mënyrë indirekte ndikojnë në organizmin e femrës, kryesisht nëpërmjet stimulimit të hormonit endokrin. Mekanizmi i saktë është i paqartë, kështu që është e vështirë të thuhet me përpikëri.

Le të marrim në konsideratë disa situata të cilat mund të ndikojnë në mundësinë për të konceptuar një shtatzëni.

Situata e parë: Të gjitha mendimet dhe përpjekjet janë të drejtuara vetëm në realizimin e shtatzënisë. Me këtë nënkuptohet gratë e “fiksuara” për paraqitjen dhe “të treguarit” e shtatzënisë.

Njoh njerëz të cilët pas një përpjekje të stërmunduar dhe të pasuksesshme, kur të gjitha shpresat kishin humbur për t’u bërë një ditë prind, papritmas gruaja kupton se është shtatzënë, lumturia nuk perceptohet në këtë rast. Sikur papritmas, pas lutjeve të gjata, diçka u realizua.  A mund ta imagjinoni?! Njoh njerëz të cilët kanë adoptuar një fëmijë. Shpresa tashmë ishte harruar. Dhe papritmas diçka ndodhi. Pse kështu? Shumë vite forca dhe mundime, shumë vite pengesa dhe zhgënjime bëjnë që gruaja tashmë të dorëzohet, të ndihet e dështuar dhe e shqetësuar. Pasi një grua nuk mendon rreth shtatzënisë, temë të cilën ajo e ka harruar, blloku-frenues inaktivizohet, i lidhur ngushtë me procesin fiziologjik të gruas – shtatzënia mund të ndodhë.

Çfarë mund të bëhet? Në këto raste është e rëndësishme të studiohet faza e ankthit dhe e emocioneve. Gjëja kryesore është besimi, dashuria në sukses, mahnitja që një mrekulli do të hyjë në shtëpinë tënde, në ditën e papritur nga ty.

Situata e dytë. Nuk kam kohë! Nëse vazhdimisht pa e kuptuar ti je e zënë me punë, nuk mund të mendosh për vete dhe të pushosh. Pa e kuptuar ti po frenon vetveten. Periudha e planifikimit të shtatzënisë fillohet me çlodhje dhe jo me fokus tek problemet. Duhet një kohë vetëkoncentrimi dhe përgatitje. Çfarë mund të bëhet? Shumë gjëra. Duhet kuptuar që çelësi është largimi nga stresi dhe emocionet e panevojshme,  gjë e cila ndihmon në lehtësimin dhe heqjen e stresit psikologjik. Çdo gjë e cila ndihmon në relaksimin e muskujve, meditimi, joga, teknikat e vetëinkurajimit dhe vetëstimulimit psikologjik.

Situata e tretë është kur gruaja në subkoshiencë nuk është ende gati për t’u bërë nënë nga frika e shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës, nuk beson në vetvete dhe nuk është e sigurt në partnerin e saj. Në këto raste gruaja është duke u përpjekur të ngelet shtatzënë jo sepse ajo do të ketë fëmijë, por për shkak të stereotipave socialë dhe inkurajimit të të afërmve, që perceptohen për femrën në mënyrë negative. Pas disa përpjekjeve të dështuara, situata komplikohet, bashkohen ndjenjat e inferioritetit dhe ankthit, stresi psikologjik aktivizohet dhe shpresat humbin.

Pse ndodh kështu?! Situatat “frenuese” shpesh vetë-aktivizohen. Shumica e grave e bëjnë pa e kuptuar në subkoshiencën e tyre. Kjo mund të shkaktohet nga frika e humbjes së vendit të punës, nga frika e lindjes, nga marrëdhëniet komplekse me prindërit, stresi nga kompleksiteti i të afërmve, kërkesave sociale dhe situatave të tjera.

Çfarë mund të bëni? Pikë së pari të kuptoni nëse me të vërtetë dëshironi një fëmijë tani. Ndoshta në fillim duhet zgjidhur ndonjë problem? Nëse me të vërtetë jeni të sigurt në vendimin e të dashurit një fëmijë, atëherë duhet të largoheni nga rrethanat stresuese, duhet të merreni me gjëra që ju gëzojnë, duke u kënaqur me këtë moment me të afërmit dhe të dashurit tuaj.

Situata e katërt: kur është duke u marrë vendimi i të paturit një fëmijë përmes teknologjive riprodhuese. Është situatë e cila dashur pa dashur është e aktivizuar praktikisht papritur për ju. Nga ana psikologjike shihet si një aktivizim prapavajtës, ku aktivizimi është i detyruar për pjesën e pritshmërisë psikologjike. Në të tilla raste kërkohet një periudhë parapërgatitje, të dini si ju të çlodheni dhe të besoni në sukses.

Situata e pestë. Fiziologjike plus psikologjike. Nëse ju jeni duke u trajtuar por shpresat janë të pakta kundrejt mjekut tuaj, ju keni nevojë për t’ju drejtuar një tjetër specialisti. Sepse trajtimi nuk mund të ketë efektin e duhur në qoftë se ju nuk besoni në sukses.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja qytetet ku është më i përhapur prostitucioni në Shqipëri
Previous article DETAJE/ Sulmi në Manhattan, 6 të vdekur (VIDEO, FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT