Një tjetër kandidat nga radhët e Partisë Demokratike nuk i është bindur kreut të PD Lulzim Basha për të djegur mandatet e deputetit.
Arlind Çarçani kreu i FRPD në Ersekë, ka dorëzuar sot formularin e dekriminalizimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që në më mënyrë të tillë të marrë mandatin e deputetit dhe të futet në Kuvend.
Po kush është Arlind Çarçani:
Çarçani është kreu i FRPD në Ersekë, ishte kandidat për deputet në listat e Partisë Demokratike në qarkun Korçë. I votuar në listën shumë emërore në qytetin e Ersekës, Çaçani bëhet deputeti i dytë i opozitës në juglindje pasi më herët ka qenë Ligoraq Karamelo ai që ka pranuar të marrë mandatin e deputetit.
Basha i vendosi disa krerë të FRPD-s, në listën shumë emërore që të mos kishte hatërmbetje në parti. Por duket se vendosja e tyre në listën shumë emërore janë kthyer në një kërcënim për Bashën, pasi Arlind Çarçani bëhet kështu deputeti i 102 i parlamentit dhe deputeti i 9 i partisë demokratike qe janë në parlament.
Përgatiti: AlpeNews.al






