• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KUR PD ISHTE NË PUSHTET”/ Belinda Balluku: Nuk anulohen konçensionet. Basha bën demagogji
Home
Politikë

“KUR PD ISHTE NË PUSHTET”/ Belinda Balluku: Nuk anulohen konçensionet. Basha bën demagogji

11 November, 2020 F.autor Politikë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e quajti demagogji tezën e opozitës për anulimin e konçensioneve.

Ajo tha në “Top Talk” se kur një konçension nënshkruhet ka përgjegjësi ligjore dhe politike, e për këtë arsye anulimi i tyre ka kosto për qeverinë. Ajo theksoi se kur PD-ja ka qenë në pushtet, ka pasur sipas saj shumë shkelje në marrëveshjet e konçensioneve, të cilat i janë faturuar organeve të drejtësisë.

“Kështu që ndaj unë e perceptoj dhe e quaj demagogji sepse nuk prishen konçensionet me vrull revulucionar”, tha ndër të tjera Balluku.

Denis Dyrnjaja: Opozita thotë ndërkohë që duhen anuluar të gjitha konçensionet dhe këto para që shkojnë për konçensionet të shkojnë në shëndetësi. Po flasim gjithmonë për emergjencën e koronavirusit. Po kjo gjë duhet parë kështu?

Belinda Balluku: Jo nuk duhet parë kështu sepse opozita nuk ka mundësi që të jenë kaq aventurier në të vërtetë, thjesht ata performojnë.

Denis Dyrnjaja: Por nëse flet në emër të popullit, përse duhet të quhesh aventurier.

Belinda Balluku: Opozita nuk flet në emër të popullit, sepse në emër të popullit flet vota. Në qoftë se opozita do të fliste në emër të popullit i binte që të ishte në qeveri. Interesi i popullit dhe i opozitës kam përshtypjen se është dukshëm në dy drejtime të ndryshme. Opozita po lufton që të vijë në pushtet ndërsa popullit i duhet zgjidhur halle. Më mirë se Edi Rama dhe qeveria e drejtuar nga Edi Rama nuk besoj se e bën kush këtë. Ne jemi një qeveri që kemi treguar kapacitete shumë të larta në periudha krizash, siç ishte tërmeti dhe pandemia. E kemi menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer situatën e tërmetit dhe vazhdojmë akoma dhe sot të përballemi me pandeminë sipas kritereve evropiane e pa dalë nga linja. Kështu që opozita kur thotë të anulohen konçensionet, cilat konçensione? Ato që kanë nisur qeveria e Lulzim Bashës? Kur Lulzim Basha ka qenë edhe ministër transporti, edhe ministër i jashtëm, ka pasur shumë detyra.

Denis Dyrnjaja: Janë të rregullta këto konçensione? I keni parë ju, ato të qeverisë së mëparshme?

Belinda Balluku: Ato që nuk kanë qenë të rregullta ne i kemi drejtuar në organet e drejtësisë. Më pas se si drejtësia performon ju e dini shumë mirë dhe kjo është arsyeja se pse Reforma në Drejtësi ka qenë një nga kuajt e betejës të kësaj qeverie dhe ne shpresojmë që kjo reformë të përmbyllet sa më shpejt, ashtu siç edhe partnerët tanë e presin, për të pasur një drejtësi e cila bën drejtësi.

Denis Dyrnjaja: Nuk do të ketë prekje të konçensioneve? Nuk do anuloni asgjë?

Belinda Balluku: Anulimi i konçensioneve siç ju thash edhe njëherë nuk bëhet sepse e thotë dikush për arsye elektorale. Konçensionet kur janë lidhur dhe nënshkruar nga zyrtarë të qeverive, besoj se secili ka pasur një përgjegjësi si ligjore ashtu edhe politike për atë konçension. Anulimi i konçensioneve sigurisht kanë kostot e tyre.

Denis Dyrnjaja: Të dalësh dhe të thuash politikisht që duhet anuluar konçensionet është një fjali ose akt publik që t’i e thua. A është e lehtë ta anulosh konçensionet sepse PD-ja thotë do të vijë në pushtet dhe do të anulojë të gjithë konçensionet që keni bërë ju, sepse pretendohet se ju keni abuzuar, keni vjedhur para, keni fryrë. Çfarë ndodh nëse anulohet një konçension.

Belinda Balluku: Partia Demokratike është rasti më i pastër i qeverisë që ka bërë konçensione dhe ka bërë konçensione në kurriz të popullit. Pavarësisht se ne i kemi çuar këto dosje pranë organeve të drejtësisë ju e keni parë që ka qenë tepër e vështirë për t’u ndërmarrë masa të tipit prishim konçensionin. Ti e çon në organet e drejtësisë për t’i dhënë një zgjidhje ligjore por nuk merr dot një vendim për të prishur konçensione ashtu si kryetari i opozitës thotë. Kështu që ndaj unë e perceptoj dhe e quaj demagogji sepse nuk prishen konçensionet me vrull revolucionar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “PO, PËR ZOTIN ISHTE PENALLTI"/ Shikoni momentin e veçantë në "vëllazëroren" Shqipëri-Kosovë (VIDEO)
Previous article NUK KA LËNË ENDE SHENJË ME FANELËN PARISIENE/ Por drejtuesit e PSG-së në faza të avancuara për rinovimin e Neymar

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen… Politikë

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT