Ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën dy ditë më parë mori një tjetër jetë gruaje.
Gardisti, Alket Arapaj vrau me tre plumba bashkëshorten e tij pasi nuk donte që kjo e fundit të punonte. Ndonëse motiv banal, ky nuk është rasti I parë ku gratë kanë mëbtur viktima për “punën”.
Rastet ndahen në dy fenomene, ose burrat e viktimave nuk kanë dashur që ato të punonin ose kanë qënë vetë të papunë gjë që ka sjell edhe sherret për paratë në shtëpi e më vonë edhe tragjeditë.
Vetëm një javë më parë, në Vlorë Teodor Lera mbyti në gjumë bashkëshorten Eva Lera. Siaps dëshmive, ai nuk e lejonte atë të punonte e madje as të dilte nga shtëpia apo të krihte flokët.
Më herët në 2018, nëj tjetër krim tronditi Durrësin ku bashkëshorti vrau gruan, mamanë e gjashtë fëmijëve pasi kjo e fundit nuk I hapi dritaren. Siç u bë e ditur më vonë, sherri kishte ardhur si pasojë e konfliktit për para pasi gruaja mbante familjen dhe punonte kur burri jo.
Kushtet e vështira ekonomike duket të kenë qenë shkaku i një krimi brenda familjes në Drizë të Kuçovës. Në 2016,rreth orës 1 pas mesnate, Rruzhdi Luzi vrau me thikën e bukës, gruan e tij 49-vjeçare. Fillimisht u dyshua se ngjarja kishte ndodhur për motive xhelozie, por familjarët e çiftit hodhën poshtë këtë gjë.
Të tronditur nga ngjarja e ndodhur, të afërmit e Rruzhdi Luzit thonë se çifti kishte probleme të mëdha ekonomikë, pasi të dy burrë e grua ishin të papunë, dhe të ardhurat i siguronin nga kultivimi i ullinjve.
Përgatiti: AlpeNews.al






