• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kur opozita e re hyn në zgjedhjet dhe e vjetra lutet!
Home
Politikë

Kur opozita e re hyn në zgjedhjet dhe e vjetra lutet!

18 April, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Nga sot, nuk ka më asnjë dyshim, se:
E para, zgjedhjet e përgjithshme lokale të 30 qershorit do të zhvillohen.
E dyta, se me apo pa opozitën, mazhoranca do të hynte në këto zgjedhje. 
E treta, dhe më kryesorja është se jo vetëm PS por edhe opozita do të marë pjesë dhe do të përfaqësohet në këtë proces jetik për demokracinë shqiptare.
Çfarë ka ndodhur sot që e konfirmon këtë?
U krijuan dhe u zyrtarizuan dy grupe parlamentare me deputetët e rinj të opozitës. “Ne nuk duam në asnjë mënyrë t’i bojkotojmë zgjedhjet e qershorit. Koha nuk është në favorin tonë. Ftoj të mos bojkotohen zgjedhjet. Ne nuk mund të luajmë jashtë rregullave të lojës politike dhe të qëndrojmë brenda kushtetutës. Ftoj çdo demokrat që të na përkrahë. Po përgatitemi dhe do marrim të gjitha masat për të shpalosur një alternativë tonën.”,- tha Rudina Hajdari, kryetarja e grupit të ri parlamentar të PD në Parlament.
Menjëherë pas kësaj, Ambasadori i BE, Luigi Soreca duke komentuar krijimin e grupeve të reja parlamentare, tha se “duam që kjo opozitë të shkojë në zgjedhjet lokale.”
PD duke e ditur këtë hap të ri që u hodh në Parlament dhe realitetin e ri politik dhe elektoral që mund të krijohet tani prej saj, braktisi strategjinë e protestës dhe vrapoi të mbledhi forumet drejtuese. Lulzim Basha ka propozuar marjen e ketyre 3 vendimeve:
1. PD të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.
2. PD angazhohet në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale; të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
3. Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar për plotësimin e këtyre objektivave, përfshirë, mandatin dhe detyrat e Qeverisë Tranzitore dhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme..”
Kjo qasje politike pas zhvillimeve që po ndodhin, të kujton atë shprehjen e njohur popullore se “pasi e kupton që të ka ngrënë gomari nga b***a, ti fillon e lutesh: O Zot, bëje ëndërr!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEONARDO TENTON RINOVIMIN ME YLLIN E KLUBIT/ Ja dy skuadrat që shfaqin interes për shërbimet
Previous article ALARMI I GAZETARIT/ 108 shqiptarë, gra dhe fëmijë të ngujuar në kampin “Al Hol” në Siri, shteti t’i sjellë në Shqipëri. Ja lista (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"ISHA UNË"/ 29-vjeçari pranon vrasjen e shqiptarit në Itali, trupi u gjet në një pus. Konflikti dyshohet për… Aktualitet

"ISHA UNË"/ 29-vjeçari pranon vrasjen e shqiptarit në Itali, trupi u gjet në një pus. Konflikti dyshohet për…

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT