Në pjesën e parë të Open në Top Channel po flitet për hyrjen e koronavirusit në Shqipëri. Kur ka hyrë koronavirusi në Shqipëri?- ishte pyetja që iu drejtua doktorit Pëllumb Pipero dhe Erion Dasho.
Sipas Piperos virusi ka hyrë në Shqipëri javët e fundit të muajit shkurt. “Unë mendoj se virusi ka hyrë në Shqipëri dy javët e fundit të shkurtit. Këtë e them bazuar në dy faktorë.”- tha Pipero.
Më këtë deklaratë Pipero hodhi poshtë tezën e mjekut, Gëzim Xhepa i cili para pak ditëve ka thënë që virusi ka hyrë në vendin tonë që në janar.


