• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Eksperti i ISHP: Ja pse i spostuam me kujdes mjekët e familjes
Home
Sociale

COVID-19/ Eksperti i ISHP: Ja pse i spostuam me kujdes mjekët e familjes

5 May, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Anëtari i PD Gazmend Koduzi ka zhvilluar një debat me mjekun infeksionist Dritan Ulqinaku.

Koduzi hodhi akuza në drejtim të qeverisë, duke thënë se ka bërë një menaxhim të dobët të situatës së pandemisë dhe se nuk ka treguar të vërtetën për numrin real të të vdekurve dhe të të infektuarve me Covid-19. Ai tha se nuk është aktivizuar sic duhet edhe shërbimi i mjekut të familjes.

Mjeku Ulqinaku nga ana e tij tha se qeveria ka spostuar mjekun e familjes, pasi ekzisonte rreziku për një infektim të vetë mjekëve por edhe të të moshuarve, pasi do mbanin radhë.

Gazmend Koduzi: Qeveria shqiptare ishte e papërgatitur të mbulojë situatën. Dihet skandali i maskave të skaduara. Nuk dihej sa kite janë, nuk kishte asnjë transparencë. Menaxhimi ka qenë i dobët. Nuk janë bërë më shumë se 269 testime në ditë. Pra janë bërë pak teste, që të mos dalë e vërteta në shesh.

Dritan Ulqinaku: Në të gjithë botën sigurisht që mund të ketë më shumë të sëmurë nga shifrat zyrtare. Edhe Shqipëria brenda kësaj bote është.

Gazmend Koduzi: Numrat kanë rëndësi sepse mund të bëjmë më shumë nga mjekësia kur kemi më shumë numra. Në bazë të numrave vendoset nëse ka apo jo epidemi. Testet kanë rëndësi, sepse nëse nuk kap hallkën e parë, të humbet gjithë puna.  Një nga gabimet e menaxhimit të situatës ka qenë mungesa e mjekut të familjes.

Në Shqipëri ka shumë mjekë familje dhe mënyra më e mirë do të ishte që një person që dyshon që ka Covid-19, merr mjekun e familjes dhe është ky i fundit që merr numrin e emergjencës.

Dritan Ulqinaku: Ne i spostuam mjekët e familjes me kujdes. Kjo sepse duhej të mbroheshin bluzat e bardha dhe po ashtu që të moshuarit të mos rrinë afër me njëri tjetrin në radhë, sepse kishte mundësi të përhapej Covid-19.

Por, sërish kemi thënë se mjeku i familjes mund të ishte opsion i rëndësishëm për këtë rast. Cdokush që ishte shumë sëmurë, mund të merrte e merr në telefon mjekun e familjes e të kërkonte ndihmë tek ai, duke u mjekuar me kujdes, duke respektuar kushtet e karantinës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUR KA HYRË COVID-19 NË SHQIPËRI? Ja si përgjigjet Pipero
Previous article PËRPLASET ME FEVZIUN/ Mira Kazhani: Për rrogën time bëhet gjyq, po me vilën 5 milion euro të Fevziut? Gjithë jetën në shërbim të pushtetit

F.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit Aktualitet

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish Aktualitet

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT