Krimi i rëndë që tronditi Tiranën tre ditë më parë, duket ti ketë “rrënjët” më të thella se aq.
Një lidhje jashtëmartesore, një vajzë e re dhe familjarë që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për nderin e vajzës…ose të tyrin.
Raste ekstreme, nga xhirimi në krevat tek groposja për muaj të tërë janë nje faktor tregues I mentalitetit shqiptar që ende nuk po shkon drejt zgjidhjes perëndimore, asaj të një divorci, pa viktima.
Çfarë ndodhi në Tiranë:
34-vjeçari Arben Gjeci u godit në kokë me hekur dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.
Lidhja me një 20-vjeçare të martuar i kushtoi jetën Arben Gjecit. 34-vjeçari prej disa kohësh kishte një lidhje me një vajzë të martuar dhe çdo gjë u zbulua nga burri dhe vëllai i 20-vjeçares. Mbrëmjen e së enjtes Arben Gjeci është takuar me 20-vjeçaren pranë banesës së familjes Cani në Zall Bastar.
Por vëllai i saj E.Cani dhe burri e kanë ruajtur dhe i kanë gjetur të dy në një kasolle pranë shtëpisë. Ata i ruajtën pasi më herët burri i 20-vjeçares i ishte ankuar kunatit se motra e tij e tradhtonte. Lidhja jashtëmartesore nuk është pranuar nga vëllai i 20-vjeçares, i cili ka marrë një hekur dhe ka qëlluar disa herë në kokë Arben Gjecin.
Mat, kamerieri kapi çiftin “mat”, burri dhe dashnori e vrasin
Një histori banale, në një qytezë ku ajri “soset” nga opinioni dhe thashethemet, i ka kushtuar jetën një 23-vjeçari. Fatjon Barmetaj, me profesion kamerier, është bërë dëshmitar i një marrëdhënieje jashtëmartesore të pronares së lokalit ku ai punonte.
Ai kapi në flagrancë bashkëshorten e pronarit (grua e martuar me dy fëmijë) me të dashurin e saj, e më pas ky i fundit dhe burri e vranë dhe e groposën.
Vjehrra e kapi me dashnorin në shtrat, e vrasin me pesë thika
Ornela Shefqet Domi (Shaba), e akuzuar për vrasjen në bashkëpunim të vjehrrës së saj më 30 maj të vitit 1997.
Ornela, ishte vetëm 17 vjeç kur sapo ishte martuar dhe jetonte në shtëpinë e burrit të saj bashkë me vjehrrën, Dritën. Bashkëshorti ishte larguar menjëherë pas martesës në Greqi.
Në atë kohë, bashkëshortja e tij adoleshente krijon lidhje intime me kushëririn e parë të burrit, djalin e xhaxhait, Xhurian Shabën. Edhe ky i fundit ishte adoleshent, madje një vit më i vogël sesa gruaja e kushëririt të tij.
Një natë, kur Xhuriani ishte në dhomën bashkëshortore të Ornelës, ata kapen mat nga vjehrra e nuses. E shokuar nga pamja që ka para syve, Drita tenton të largohet nga shtëpia, por qëllohet 5 herë me thikë nga Xhurian Shaba dhe vdes.
Mat, familjarët kapin “mat” nusen me të dashurin dhe e xhirojnë
Një familje nga Kopliku kapi “mat” nusen e djalit të tyre me të dashurin dhe kishte xhiruar skenën e çiftit në krevat, në sy të fëmijëve të mitur.
Kjo është historia që u trajtua dy ditë më parë në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, duke transmetuar dhe videon e tradhtisë bashkëshortore.
Përgatiti: AlpeNews.al





