• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KUR DREJTËSIA TË “RREZIKON JETËN”/ Nga AVOKATI i dhunuar nga Prokurori, tek motra e GJYQTARIT që iu vu EKSPLOZIVI në…
Home
Aktualitet
Drejtësi

“KUR DREJTËSIA TË “RREZIKON JETËN”/ Nga AVOKATI i dhunuar nga Prokurori, tek motra e GJYQTARIT që iu vu EKSPLOZIVI në…

22 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Ngjarja e dy ditëve më parë ku një avokat u dhunua në mes të rrugës nga prokurori vijon ende ti ketë shkaqet mister. Duket si një nga ato që ne i quajmë “çudira shqiptare”, por që fatkeqësisht është e vertetë.

Rastet kur personat e përfshirë në incidente të tilla, janë persona të drejtësisë nuk janë të pakta. Shpesh prej profesionit janë detyruar të jenë në “presione” që individë të tjerë nuk i kalojnë. Kujtojmë ngjarjen ku avokatit në Tiranë i vunë eksploziv në makinë por fatmirësisht pa të lënduar.
Rasti i ditëve të fundit, ishte dhe ai ku motra e Fatos Lulos, Drita Lulos i vunë eksploziv në dyqanin në Tiranë. Edhe pse ende e pazbardhur, hetimet dyshojnë se fjalia e gjyqtarit Lulo para se të shkarkohej nga Vettingu: “Paratë mi dha borxh motra ime”, mund të jetë një nga shkaqet.

Avokati dhunohet nga Prokurori
Avokati i njohur shqiptar, Ilia Ilia, është dhunuar para dy ditësh. Ai vetë bëri me dije se prokurori Arjan Ndoj dhe një person tjetër e kapën në mes të rruges dhe e dhunuan.

Arjan Ndoj
Sipas dëshmisë së tij, avokati tha se  i kanë dalë para rrugës dhe e kanë pyetur: “Ti je Ilia Ilia?!”, – pasi i thashë po, ata më qëlluan, – rrëfeu ai.

Avokati i dhunuar

Avokati Ilia Ilia sapo kishte përfunduar një seancë në gjykatë, kur është dhunuar. E vërtetë rezultoi dëshmia e tij pasi kur video e incidentit u bë publike gjithçka ishte ashtu siç e tregoi avokati i dhunuar.

Fatos Lulon e shkarkoi Vettingu, motrës i vënë eksploziv në dyqan
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orën 02:10 e mëngjesit të së premtes në dyqanin e Drita Lulos që është motra e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Mësohet se Drita Lulo ndodhet jashtë vendit për një udhëtim, por ka në pronësi një dyqan në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet.

Fatos Lulo

Dyqani i Drita Lulos ndodhet në në rrugën “Ymer Kurti” në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet. Nga shpërthimi janë thyer dhe xhamat e katër makinave që ndodheshin aty pranë.

Dyshohet se sasia e eksplozivit ka qenë rreth 200 gramë lëndë plasëse. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.Në momentin e shpërthimit në dyqan nuk ka patur njerëz.

Fatos Lulo është gjyqtari i parë që u shkarkua nga KPK-ja me nisjen e procesit të Vettingut. Lulo nuk justifikonte dot pasurinë prej 480 mijë dollarësh dhe një shtëpi në Kanada. Lulo tha se e motra i dhuroi 45 mijë dollarë. Dy ditë më parë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, la në fuqi vendimin e KPK-së, pas ankimimit që Lulo bëri për shkarkimin e tij. Fatos Lulo ishte gjyqtari i parë që nuk pranoi të përballej me KPK-në duke u përfaqësuar nga avokati i tij.

Sarandë, avokatit i vendosin eksploziv
Makina e një avokati në qytetin e Sarëndës ka shpërthyer. Shpërthimi ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit, në makinën e Spiro Vasos.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Dyshohet se lënda plasëse mund të jetë hedhur në ecje tek goma e parë e mjetit. Fatmirësisht nga incidenti nuk pati persona të lënduar. 

Tiranë, Avokatit i vënë eksploziv në makinë
Në 2011, një sasi e eksplozivit plastik C4 u gjet në automjetin e avokatit të njohur Genc Gjokutaj.

Eksplozivi në fjalë, i gjendur ne makinen e parkuar ne zonen e Ali Demit, fatmiresisht nuk ka shperthyer.

Vendi ku ndodhi ngjarja

Autorët e vendosjes se tij dhe qellimi nuk dihet por kujtojmë se avokati Genc Gjokutaj është i njohur ne profesionin e tij edhe per shkak te emrave te njohur qe ka patur si kliente.

Genc Gjokutaj ka qene avokat i Damir Fazllic, Ylli Pangos, Rahman Selmanllarit dhe Lulzim Bashes.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIONI I "SHOFERËVE" TË DEHUR/ Policia KAP TRE drejtues makinash. DY pa patentë ishin duke...
Previous article HISTORIA E TRANSGJINORIT/ Pas ndërrimit të gjinisë vjen në Kosovë: Kam për qëllim të krijoj...

F.autor

Postime të ngjashme

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës Aktualitet

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje Aktualitet

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT