Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka ironizuar me djalin e ish-kryeministrit Berisha, duke e pyetur pse ky i fundit nuk mundet të shkojë më në Amerikë.
Në statusin e tij, Balla thekson se drejtësia kontrollohet akoma nga Sali Berisha, për këtë arsye djali i tij vazhdon dhe flet publikisht.
Balla ka publikuar dhe një foto, ku shihet duke biseduar Shkëlzen Berisha dhe Lulzim Basha.
“Shkëlzen! Ti ke të drejtë që vazhdon leh, përderisa akoma drejtësia është mes dritës dhe errësirës dhe errësirën e kontrollon ti me tët atë!
Por meqë sot dole nga strofkulla a nuk na thua, kur do shkosh në Amerikë?! Ose më saktë, pse gojet e liga thonë se nuk të japin më biletë për Amerikë as ty dhe as motrës tende, se kunatit jo e jo?!”, shkruan Balla.
PANORAMA