• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUR DO ANËTARËSOHET SHQIPËRIA NË BE? Dhuka: Në fund të vitit 2023 do të kemi një pasqyrë të qartë
Home
Politikë

KUR DO ANËTARËSOHET SHQIPËRIA NË BE? Dhuka: Në fund të vitit 2023 do të kemi një pasqyrë të qartë

7 January, 2023 s.autor Politikë

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Kryenegociatorja me BE-në, Majlinda Dhuka, e cila tha se Shqipëria do të ketë një pasqyrë të qartë se kur do të anëtarësohet në BE në fund të vitit 2023. Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë konferencës që mbajti me ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

“Negociatat janë një proces me vullnet politik nga vendet anëtare por dhe me thelb teknik. Procesi është një mundësi e shkëlqyer që Shqipëria të transferojë njohuritë më të mira nga BE dhe vendet anëtare për të ndërtuar institucione të qëndrueshme, ekonomi tregu të zhvilluar dhe që afrohet me tregun e BE.

Kemi nisur procesin e shqyrtimit analitik, në fund të 2023 do të kemi një qartësi të dakordësuar me komisionin evropian mbi stadin e përafrimit të Shqipërisë dhe të gjitha rekomandimet qe duhet të përmbushin gjatë procesit të negociatave.”, tha ajo duke shtuar se duhet të presim deri në fund të vitit.

“Në fund të vitit 2023 do të ndaj pasqyrën e qartë mbi ku është vendi në raport me KE, dhe sa shpejt do të afrohemi ne drejt anëtarësimit. Pavarësisht nga kjo, gjatë procesit të negociatave po punojmë për fusha, zona në të cilat ne afrohemi me BE -në përpara se të jemi anëtarë me të drejta të plota.

Këta janë fusha të lidhura me arsimin, energjinë, shërbimet, qeverisjen, njohjen e të drejtave të shtetasve shqiptare që janë në vendet e BE-së. Fokusi ynë është krijimi i mundësive për qytetarët dhe ekonominë shqiptare përpara se të bëhemi anëtare me të drejta të plota dhe ndërkohë avancojmë me thelbin teknik të negociatave.”, përfundoi Dhuka

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E TË RIUT NGA KUKËSI/ Dyshohet se ndihmoi "Kobrën" të fshihte provat, ky ësht i arrestuari Roland Susuri
Previous article ÇFARË NDODHI? Nëntë të arrestuar në pak orë në Tiranë, zhduket një vajzë 19-vjeçare. Adoleshenti...

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E ÇLIRIMIT/ Begaj: Kemi detyrimin të ruajmë amanetin e dëshmorëve, lirinë e Atdheut Politikë

DITA E ÇLIRIMIT/ Begaj: Kemi detyrimin të ruajmë amanetin e dëshmorëve, lirinë e Atdheut

“NUK KA KRIZË NË NDËRTIM”/ Rama: Pronat në Tiranë kanë fituar vlerë Politikë

“NUK KA KRIZË NË NDËRTIM”/ Rama: Pronat në Tiranë kanë fituar vlerë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT