• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUNDËR SKENARIT TË OPOZITËS/ Mustafaj: Protesta s’mjafton, duhet platformë!
Home
Intervista

KUNDËR SKENARIT TË OPOZITËS/ Mustafaj: Protesta s’mjafton, duhet platformë!

8 March, 2019 F.autor Intervista, Politikë

Ish-ministri i jashtem Besnik Mustafaj ka komentuar situatën politike në vend, duke nisur nga djegia e mandateve të opozitës dhe reagimet nga ana e maxhorancë e ndërkombëtarëve.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Mustafaj tha se rikthimi i opozitës në Kuvend siç kërkohet nga ndërkombëtarët është i pamundur dhe nuk ka bazë ligjore.

“Përvoja që kam unë në marrëdhëniet ndërkombëtare më bën ti relativizoj këto reagime.

Opozitës i kërkohet që të shkojë mbrapsht, ndërsa opozita ka shkuar aty që nuk mund të kthehet më. Opozita nuk ka më asnjë bazë ligjore për të rimarrë mandatet. Rikthmi në Kuvend siç ja kërkojnë ndërkombëtarët është i pamundur. Presioni i ndërkombëtarëve është pa sukses”- tha ai.

Mustafaj tha se nuk është opozita pengesë për çeljen e negociatave dhe integrimin pasi sipas tij nuk janë realizuar objektivat e vendosura nga KE.

“KE vuri disa objektiva për negociatat të cilat nuk janë realizuar. Përmendja tani e destinacionit të çeljes së negociatave si një pengesë nga opozita është një shantazh pa vlerë. 

Opozita nuk është pengesë reale për integrimin. Nuk ka mundësi Basha të bëjë ndryshimet kushtetuese edhe sikur PS të jetë dakord. Nuk ka mundësi të jetë pjesëmarrëse për ndryshimet kushtetuese opozita.

Basha tani duhet të flasë për format e protestës. Sistemi elektoral është një sitëm ligjor dhe Basha duhet të sqarojë se çfarë ndryshimesh kërkon”– tha Mustafaj.

I pyetur për protestën e radhës të opozitës në 16 mars, Mustafaj u shpreh se pjesëmarrja e njerëzve është e rëndësishme, por sipas tij nuk mjaftojnë vetëm protestat, por opozita duhet të ofrojë një platformë të gjerë ku nuk perjashtohet dialogu me qeverinë.

“Protesta është e domosdoshme dhe pjesëmarrja e njerëzve, por nuk është e mjaftueshme. Protesta duhet të shoqërohet me veprime të tjera politike të cilat nuk po i shohim. 

Unë besoj se tani ka një konsolidim të protestës. Tashmë Basha dhe ekipi i opozitës duhet të ofrojë një platformë të gjerë ku nuk përjashtohet dialogu me qeverinë. 

Dialogu është pjesë e sistemit dhe nuk duhet të përjashtohet. Basha duhet të bëjë fushatë për informimin e të huajave. Ata janë të vëmendshëm, por duan argumente”- tha Mustafaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAZHDON KOLAPSI TEK REAL MADRIDI/ Ja GJOBA "STRATOSFERIKE e "Los Blancos" nëse Ramos LARGOHET
Previous article PARTNERJA E GRAZIANO PELLESË/ Bukuroshja ka një mesazh për të gjithë burrat: Dua... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës Politikë

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT